“Jo më subvencione për lëndët djegëse fosile” - Presidenti i BB, Banga: Nuk do të shpenzohen më miliarda euro

Presidenti i Bankës Botërore ka vënë në pikëpyetje shumat e mëdha të parave që qeveritë shpenzojnë për subvencionimin e karburanteve fosile. Duke folur në takimin vjetor në Marok, Ajay Banga tha se 1.18 trilionë euro që shpenzohen çdo vit për të bërë më të lira karburantin, peshkimin dhe bujqësinë janë shumë.
Këta tre sektorë janë përgjegjës për ndikimin mjedisor deri në 5.7 trilionë euro dhe banka synon që në vend të kësaj të kenë prioritet veprimet ndaj ndryshimeve klimatike.
Banga shtoi se nuk nënkupton heqjen dorë nga gjithçka, por disa nga ato subvencione konsiderohen si mision kritik për kontratën sociale me qeverinë dhe qytetarët e saj. Ai theksoi se 1.18 trilionë euro është një shifër e papranueshme dhe se tema e subvencioneve ka nevoje për diskutim, pasi është një temë popullore duke pasur parasysh politikën e përfshirë.
Qeveritë në mbarë botën shpenzojnë gati gjysmë trilionë euro në vit për ta bërë më të lirë përdorimin e lëndëve djegëse fosile, sipas një raporti të FMN-së në vitin 2021.
Këto subvencione vijnë në forma të ndryshme, duke përfshirë lehtësirat tatimore, kreditë me interes të ulët dhe kufizimet e çmimit të naftës dhe benzinës. Kjo e fundit, për shembull, ndihmon në kufizimin e kostos së karburantit për njerëzit që furnizojnë automjetet e tyre.
Heqja e këtyre subvencioneve mund të jetë politikisht e vështirë, pasi rrit kostot e jetesës. Por, shumicën e subvencioneve e përfitojnë të pasurit, sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë - IEA ka thënë gjithashtu se subvencionet e karburanteve fosile janë një mënyrë joefikase për të ndihmuar konsumatorët.
Në raportin e saj të qershorit 2023, Banka Botërore vëren se nëse kostot sociale të lëndëve djegëse fosile - si ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike dhe ndotja e ajrit - do të merreshin në konsideratë, atëherë çmimi do të ishte edhe më i madh se në treg të lirë. Banka Botërore nuk ka fuqinë të detyrojë qeveritë të heqin dorë nga subvencionet e karburanteve fosile; vetëm mund t'i këshillojë dhe t'i bëjë presion.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Katastrofë humanitare në Rripin e Gazës - Nuk lejohet furnizimi me ushqime, ujë dhe karburant
Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara - WFP paralajmëroi se furnizimet thelbësore në Rripin e Gazës po mbarojnë pasi Izraeli ka vendosur një......

Të moshuarit, “arma sekrete” e ekonomisë amerikane! - Ata janë të fortë financiarisht dhe shpenzojnë më shumë
Pse shpenzimet konsumatore në SHBA po rezultojnë kaq elastike ndërkohë që Rezerva Federale ka rritur normat e interesit ? Një arsye e rëndësishme dhe pak e......

Ndikimi i luftës në ekonominë e Izraelit - Thirrja nën armë e 300 mijë rezervistëve, prek disa sektorë
Ndërsa Izraeli përgatitet për një luftë të gjatë me implikime masive humanitare, ka shqetësime se kjo mund ta rëndojë shumë ekonominë dinamike të këtij vendi.......

Google mbrohet nga pretendimet për të drejtat e autorit - Përdoruerit gjenerues të inteligjencës artificiale pajisen me mburojë juridike
Google deklaroi se do të mbrojë përdoruesit e sistemeve gjeneruese të inteligjencës artificiale në platformat e saj Google Cloud dhe Workspace nëse ata......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes më 99.7 lekë dhe është shitur me 100.7 lekë duke e mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka rikuperuar pikë ndjeshëm nga......

Nga tifoz në turist! Sa stadiume shqiptare janë të certifikuara nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare?
Gazetari sportiv Ervin Baku analizoi në Scan Live ndeshjen “Shqipëri - Çeki” të Kampionatit Europian 2024, që do të luhet sonte në 20:45 në “Air......

Bizneset thellojnë borxhet ndaj OSHEE-së - Në 8 muaj u shtua me 811 mln, detyrimet e prapambetura arrijnë në 12.52 mld lekë
Bizneset kanë rritur detyrimet e prapambetura për fatura të energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë në fund të muajit......

Nafta i rikthehet fitimeve, rritet me mbi 1% - Fitimet kufizohen nga ngadalësimi i kërkesës në vitin 2024
Nafta është rritur me mbi 1% në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se normat e interesit në SHBA kanë arritur kulmin. Por parashikimi për një rritje......