Europa Postuar më 31 Mars 2023, 10:14

Akuza për shmangien e taksave në Premier League - Skuadrat akuzohen se nuk kanë paguar taksat prej 470 milionë sterlina

Nga SCAN TV
Akuza për shmangien e taksave në Premier League - Skuadrat akuzohen se

Skuadrat e futbollit pjesëmarrëse në kampionatet angleze akuzohen se u janë shmangur taksave dhe vetëm në Premier League shifra llogaritet në 470 milionë sterlina që nga vitin 2015.

Shoqata e Politikës së Taksave, një ent konsulence, pretendon se klubet e kampionateve të të gjitha niveleve nuk kanë paguar detyrimet duke paraqitur kontrata artificiale të futbollistëve.

Zyra Kombëtare e Taksave konfirmoi në një deklaratë se po heton për disa raste, por refuzoi të japë detaje të mëtejshme.

Në raportin e Shoqatën e Politikës së Taksave theksohet se janë shmangur taksat e punës dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për pagesat që kanë përfituar agjentët e futbollistëve. Raporti nënvizon se agjentët që përfaqësojnë futbollistët gjatë bisedimeve me klubet për kontratat e këtyre të fundit, janë paguar në mënyrë të dyfishtë, pra për të përfaqësuar si klubin, ashtu edhe lojtarin.

Por, janë shmangur pagesat e detyrimeve për taksën e punës dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ndonëse klubet paguajnë zakonisht gjysmën e honorareve për agjentët. Në disa raste ku vetë futbollistët kanë paguar të gjithë shumën për agjentin e tyre, nuk kanë paguar plotësisht detyrimet ndaj shtetit.

Nga ana tjetër, Zyra Kombëtare e Taksave deklaroi se, shqyrtojnë gjithnjë me kujdes marrëveshjet mes klubit e lojtarit dhe që nga viti 2015 nga industria e futbollit janë rikuperuar 573 milionë sterlina, që nuk do të kishin hyrë ndonjëherë në arkën e shtetit.

Ndërkaq, një zëdhënës I Premier League, theksoi se kanë bisedime të vazhdueshme me Zyra Kombëtare të Taksave për pagesat e agjentëve dhe nga ana tjetër klubet janë mëse të ndërgjegjshëm për ligjet e reja fiskale në këtë drejtim.

Dorina Kurtaj/SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video