Agjencia e Inovacionit dhe Ekselencës, gati për kontributin e emigrantëve. Platforma, mundësi për angazhim me kohë të plotë ose të pjesshme

Zëvëndëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sëbashku me drejtuesen e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Ledi Imeraj zhvilluan një takim në Londër me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani.
Në një prononim, Balluku tha se shumë shqiptarë janë kontributorë të rëndësishëm në ekonominë britanike dhe mund të kthehen edhe në një aset për Shqipërinë, përmes kontributit në Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës.
“Kemi biseduar se si mund të kontribuohet në shëndetësi, energji, aviacion, transport dhe në shumë fusha të tjera. Është kënaqësi që të shikosh që të gjithë djemtë e vajzat këtu kanë ide të reja, si e përceptojnë ndryshimin që ka Shqipëria dhe se si u angazhuan për të bashkëpunuar në të ardhmen” tha Balluku.
Ndërsa drejtuesja e Agjencisë, Ledi Imeraj që ka një eksperiencë 25 vjeçare në Silicon Valley, e që tashmë është angazhuar në këtë detyrë në Shqipëri, evidentoi se platforma do u japë mundësinë emigrantëve shqiptarë që të angazhohen në disa mënyrë,me kohë të plotë ose të pjesshme, duke qenë edhe jashtë Shqipërisë.
Sondazh

Çmimet e naftës në Mbretërinë e Bashkuar më të lartat në Europë: Shitësit me pakicë akuzohen për përfitime!
Hulumtimi i ri nga grupi i automobilizmit, RAC tregon se shoferët britanikë tani po shpenzojnë mesatarisht rreth 20 p më shumë për litër naftë sesa homologët e......

Kina heton produktet e derrit të BE-së në prelud të hakmarrjes për tarifat ndaj automjeteve elektrike!
Ministria e Tregtisë e Kinës ka nisur një "hetim anti-dumping" për importet e "mishit të derrit dhe nënprodukteve përkatëse të derrit" nga Bashkimi Europian,......

7 vite nga krijimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shënon sot 7 vjetorin e konstituimit të tij dhe vitin e fundit të mandatit kushtetues. Më 17 qershor 2017,......

Tjetër hap drejt sigurimit të detyrueshëm të pronave - Qeveria heq nga vetja detyrimin për t’u përgjigjur në rast fatkeqësish
Qeveria shqiptare ka hedhur hapin e radhës drejt politikës së re për sigurimin e detyrueshëm të pronave nga ana e qytetareve shqiptarë. Në projektligjin e......

Rregulla të reja për subjektet financiare jobanka - BSH shton procedurat për procesin e revokimit dhe likuidimit
Banka e Shqipërisë ka vendosur të bëjë disa ndryshime në rregulloren për subjektet financiare jobanka. Pas zbulimit të skemës së mashtrimit nga Micro Credit......

Inspektorati, kontrolle agjencive private të punësimit - Qosja: Aksioni nis nga mbrojtja e të drejtave të punëkërkuesve, te zbatimi i ligjeve
Tashmë edhe agjencitë private të punësimit do t’i nënshtrohen një inspektimi të posaçëm nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore. Aksion do......

KESH, 1.88 mln euro për blerje energjie - Realizohet procedura e parë për sivjet. Deri më tani ka patur vetëm shitje e optimizim
Mungesa e reshjeve dhe rritja e kërkesës për energji për shkak të rritjes së temperaturave kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të blejë......

Qeveria, 74,6 mld lekë borxh në tregun e brendshëm - Në korrik-shtator do të zhvillohen 18 ankande bonosh dhe obligacionesh
Gjatë periudhës korrik-shtator Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë 19 ankande bono thesari dhe obligacionesh. Sipas kalendarit të bërë publik,......