Zjarret “godasin” përsëri, por shqiptarët të pasiguruar / Janar-qershor 2023, në total janë paguar rreth 14 milionë euro për fatkeqësitë natyrore

Zjarret edhe këtë vit “goditën” vendin, në një kohë që shumë pak shqiptarë janë kujdesur të sigurojnë prej tyre pronat e pasuritë. Në total, që prej janarit të këtij viti, shqiptarët kanë paguar rreth 14 milionë euro për mbrojtjen nga zjarri e fatkeqësitë natyrore. Megjithëse në rritje me 22% krahasuar me vitin e kaluar, shifra mbetet shumë e ulët duke parë rreziqet me të cilat përballen çdo vit familjet shqiptare, në mënyrë të veçantë ato më të ekspozuarat ndaj rrezikut të zjarreve e përmbytjeve.
Të dhënat vijnë përmes Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, sipas të cilit, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-qershor 2023 siguruan mbi 2,4 miliardë lekë të ardhura në total, afërisht 24 milionë euro. Vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 68.05%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 23.66% të totalit. Duhet nënvizuar se edhe për këtë nivel pagesash, përgjegjëse kryesore janë bankat, të cilat detyrojnë kredimarrësit të sigurohen për miratimin e huave.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-qershor 2023, vihet re një rritje prej 22.34% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.46% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-qershor 2022.
Ndërkaq, primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-qershor 2023 arritën rreth 4,9 miliardëë lekë, rreth 50 milionë euro, 20.37% më shumë se në muajin janar-qershor 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 2.27% krahasuar me muajin janar-qershor 2022.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-qershor 2023, patën një rritje me 20.31% kundrejt muajit janar-qershor 2022.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Banka e Japonisë sapo tronditi tregjet me një ndryshim politikash – Ja pse ka rëndësi
Banka e Japonisë njoftoi të premten “fleksibilitet më të madh” në politikën e saj monetare duke befasuar tregjet financiare globale. Banka qendrore e liroi......

Çfarë ndodh nëse ndryshimet klimatike shkatërrojnë rrymën e Oqeanit Atlantik?
Një studim i botuar të hënën arriti në përfundimin se shkrirja e akullit në Grenlandë e shkaktuar nga ndryshimet klimatike mund të bëjë që Qarkullimi i......

Përdoruesit e Facebook kanë një muaj kohë për tu dëmshpërblyer nga marrëveshja prej 725 milion dollarësh!
Përdoruesit amerikanë të Facebook kanë një muaj më shumë për të aplikuar për pjesën e tyre të një marrëveshjeje të privatësisë prej 725 milionë dollarësh që......

Bolivia është kombi më i fundit i Amerikës latine që përdor juanin kinez për tregti në sfidë ndaj dollarit!
Bolivia tani po përdor juanin për të paguar importet dhe eksportet, duke u bërë vendi i fundit në Amerikën e Jugut që përdor rregullisht monedhën kineze në një......

Manjati çek Kretinsky ‘shënjestron’ çelikun gjerman dhe subvencionet e mëdha!
Kriza energjetike ndihmoi pronarin e holdingut energjetik çek Energet Prumyslovu (EPH) të shënonte një fitim rekord prej 4.6 miliardë euro (5.09 miliardë......

SHBA, masa për të mbrojtur punëtorët nga i nxehti - Temperaturat rekord kanë përfshirë gjithë territorin e vendit
Me valët e të nxehtit që përhapen në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Joe Biden njoftoi masa të reja për të mbrojtur punëtorët - duke......

Pas gazit, gruri është arma e Putin kundër botës - Deri në 50 mijë ton do të dërgohen falas në Afrikë
Në samitin Rusi-Afrikë në Shën Petërburg, presidenti rus Vladimir Putin i premtoi liderit të kontinentit mijëra ton grurë falas. Mbështetja e 54 vendeve është......

WhatsApp sjell video mesazhet e menjëhershme - Video të shkurtra personale shpërndahen në bisedat direkte
WhatsApp sjell video mesazhet menjëhershme. Njoftimi i Mark Zuckerberg u bë disa orë pas publikimit të të dhënave tremujore, të cilat nxirrnin në pah se sa......