Pas gazit, gruri është arma e Putin kundër botës - Deri në 50 mijë ton do të dërgohen falas në Afrikë

Në samitin Rusi-Afrikë në Shën Petërburg, presidenti rus Vladimir Putin i premtoi liderit të kontinentit mijëra ton grurë falas. Mbështetja e 54 vendeve është strategjike për Moskën në votimet në Kombet e Bashkuara.
Kreu i Kremlinit u shpreh se Rusia po bën të pamundurën për të shmangur krizën ushqimore globale, duke iu drejtuar krerëve të shteteve dhe delegatëv et ëvendeve afrikane të pramishëm në samit. Një event dy ditor ky gjatë të cilit Putin do të përpiqet të përforcojë lidhjet e Moskës me qeveritë e kontinentit, ku influenca ruse është e pranishme tashmë
Putin fajëosi perëndimin për dështimin e marrëveshjes mbi drithërat në Detin e Zi, jetik për sigurinë ushqimore të shumë vendeve afrikane. Marrëveshja lejonte Ukrainën që të eksportonte grurë pa u sulmuar. Marrëveshje qëndroi në fuqi për një vit deri kur Rusia u tërhoq me akuzën se Perëndimi nuk po respektonte detyrimet.
Putin u shpreh se Rusia pranoi të ishte pjesë e marrëveshjes duke marrë në konsideratë dhe detyrimet që parashikonin heqjen e pengesave për furnizimet ruse në tregjet botërore. Por këto premtime nuk u respektuan duke vendosur në vështirësi shtetet më të varfëra.
Në këtë pikë Putin premtoi të furnizojë me grurë vendet afrikane më të varfëra, duke dërguar deri në 50 mijë ton grurë në Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somali dhe Eritre në tre – katër muajt e ardhshëm.
Pa iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë pemtimit të presidentit rus, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u shpreh se gruri falas për vendet në zhvillim nuk mund të zëvendësojnë impaktin global të reduktimit të eksportit të grurit ukrainas nga ana e Moskës. Ai shtpi se Kombet e Bashkuara janë në kontakt të vazhdueshëm me Turqinë, Ukrainën, Rusinë dhe vende të tjera në përpjekje për të rivendosur në fuqi marrëveshjen për eksportin e grurit ukrainas që do të lejonte uljen domethënëse të cmimeve të ushqimeve në të gjithë globin.
Guterres paralajmëroi se eliminimi i miliona ton gruri ukrainas nga tregu global do të shkaktojë rritje të cmimeve që do të ndikojnë tek të gjithë e kudo. Por vecanërisht nëvendet në zhvillim, dhe tek njerëzit më të varfër në vendte me të ardhura mesatare dhe të ato të zhvilluara.
Premtimi për eksportin e prodhimeve ushqimore ruse në Afrikë është shumë i rëndësishëm për objektivin e Putin që të përdorë samitin e Shën Petërburgut për të përforcuar lidhjet me kontinetin e 1.3 miliard personave që po afirmohet gjithnjë e më shumë në skenën globale.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

WhatsApp sjell video mesazhet e menjëhershme - Video të shkurtra personale shpërndahen në bisedat direkte
WhatsApp sjell video mesazhet menjëhershme. Njoftimi i Mark Zuckerberg u bë disa orë pas publikimit të të dhënave tremujore, të cilat nxirrnin në pah se sa......

Korriku do të jetë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planet!
Korriku është caktuar të jetë muaji më i nxehtë i regjistruar për planetin, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së duke paralajmëruar se "epoka e ngrohjes......

Mbikëqyrësi kundër mashtrimit : Rreth 1.8 miliardë euro janë abuzuar me fondet në vitin 2022 në BE
Mbikëqyrësi kundër mashtrimit i BE-së gjeti parregullsi me vlerë 1.77 miliardë euro në vitin 2022 ndërsa numri i rasteve që hetoi u rrit, tha në një raport të......

Zyrtari i FAO: BE-ja nuk duhet të sakrifikojë prodhimin e ushqimit në emër të qëndrueshmërisë
Rreziku i produktivitetit evropian të bujqësisë për qëllime të qëndrueshme bujqësore mund të shkaktojë tensione globale, pasi vendet e tjera nuk mund të......

Shpronësim në Porto Romano, Durrës – Rreth 821 milion lekë kompensim për pronarët e prekur
Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga realizimi......

Vijon rikuperimi i fortë i valutave kryesore!
Dollari amerikan vijon të forcohet ndjeshëm teksa ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 94.5 lekë dhe duke u......

Biznes në ofrimin e kurseve profesionale? - Përcaktohen kriteret e reja, u jepet “karta jeshile” sipërmarrjeve
Qeveria ka përcaktuar kriteret e reja që duhet të përmbushin të gjithë të interesuarit që duan të ofrojnë kurse profesionale me qëllim që të lincesohen si......

Emergjenca energjetike, deri në fund të vitit - Qeveria zgjat gjendjen deri më 31 dhjetor 2023
Në mbledhjen e fundit, qeveria ka shtyrë gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji deri në 31 dhjetor të këtij viti. Emergjenca në sektorin e......