WhatsApp sjell video mesazhet e menjëhershme - Video të shkurtra personale shpërndahen në bisedat direkte

WhatsApp sjell video mesazhet menjëhershme. Njoftimi i Mark Zuckerberg u bë disa orë pas publikimit të të dhënave tremujore, të cilat nxirrnin në pah se sa shumë e ka dëmtuar Meta – n, basti për Metaverse (21 miliardë dollarë të humbura). Dhe ndoshta kjo shpjegon mirë se si Meta ka vendosur të fokusohet në shërbimet më të forta, të cilat në fund të fundit janë ato që e kanë kthyer kompaninë në një perandori teknologjike.
Në fakt, tashmë është e mundur që të regjistrohen dhe shpërndahen video të shkurtra personale direkt në bisedat e WhatsApp. Gjithçka buron nga përvoja e mesazheve zanore në WhatsApp, të cilat në fakt kanë ndryshuar mënyrën e komunikimit të njerëzve “falë mundësisë për të shpërndarë zërin shpejt dhe në mënyrë të sigurt”. Evolucioni i këtij funksioni ka të bëjë me video-mesazhet e reja të çastit: "tani mund të regjistroni dhe ndani video të shkurtra personale direkt në chat".
Mesazhet video do të kenë një kohëzgjatje maksimale prej 60 sekondash. “Besojmë – shkruajnë nga Meta – se do të jetë një mënyrë argëtuese për të ndarë momentet me gjithë emocionin që përcjellin videot, qoftë për të uruar ditëlindjen, për të qeshur me një shaka apo për të dhënë një lajm të mirë”.
Udhëzimet jepen nga vetë Meta: “Të dërgosh një video mesazh është po aq e thjeshtë sa të dërgosh një mesazh zanor. Thjesht prekni për të kaluar në modalitetin e videos dhe mbajeni për të regjistruar. Ju gjithashtu mund të rrëshqisni lart për të regjistruar video në mënyrë automatike. Videot do të luhen automatikisht në bisedë pa zë. Për të aktivizuar audion, thjesht prekni videon. Mesazhet video mbrohen me enkriptim nga skaji në skaj për të garantuar sigurinë e tyre.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Korriku do të jetë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në planet!
Korriku është caktuar të jetë muaji më i nxehtë i regjistruar për planetin, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së duke paralajmëruar se "epoka e ngrohjes......

Mbikëqyrësi kundër mashtrimit : Rreth 1.8 miliardë euro janë abuzuar me fondet në vitin 2022 në BE
Mbikëqyrësi kundër mashtrimit i BE-së gjeti parregullsi me vlerë 1.77 miliardë euro në vitin 2022 ndërsa numri i rasteve që hetoi u rrit, tha në një raport të......

Zyrtari i FAO: BE-ja nuk duhet të sakrifikojë prodhimin e ushqimit në emër të qëndrueshmërisë
Rreziku i produktivitetit evropian të bujqësisë për qëllime të qëndrueshme bujqësore mund të shkaktojë tensione globale, pasi vendet e tjera nuk mund të......

Shpronësim në Porto Romano, Durrës – Rreth 821 milion lekë kompensim për pronarët e prekur
Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga realizimi......

Vijon rikuperimi i fortë i valutave kryesore!
Dollari amerikan vijon të forcohet ndjeshëm teksa ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 94.5 lekë dhe duke u......

Biznes në ofrimin e kurseve profesionale? - Përcaktohen kriteret e reja, u jepet “karta jeshile” sipërmarrjeve
Qeveria ka përcaktuar kriteret e reja që duhet të përmbushin të gjithë të interesuarit që duan të ofrojnë kurse profesionale me qëllim që të lincesohen si......

Emergjenca energjetike, deri në fund të vitit - Qeveria zgjat gjendjen deri më 31 dhjetor 2023
Në mbledhjen e fundit, qeveria ka shtyrë gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji deri në 31 dhjetor të këtij viti. Emergjenca në sektorin e......

Afrika dhe Azia “mësyjnë” Shqipërinë - Rritet “frikshëm” numri i hyrjeve në gjysmën e parë të vitit
Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të nxitur të rinjtë që të aftësohen dhe të kenë kualifikimet e nevojshme që kërkon tregu i punës, mesa duket kjo nuk......