Biznes në ofrimin e kurseve profesionale? - Përcaktohen kriteret e reja, u jepet “karta jeshile” sipërmarrjeve

Qeveria ka përcaktuar kriteret e reja që duhet të përmbushin të gjithë të interesuarit që duan të ofrojnë kurse profesionale me qëllim që të lincesohen si qendra të tilla. Në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, për “ përcaktimin e kritereve dhe procedurave për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e ofruesve publikë të arsimit dhe formimit profesional” thuhet se nisma për hapjen e këtyre qendrave, përpos institucioneve publike në vend, mund të ndërmerret edhe nga partnerë socialë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Propozimi për hapjen ofruesit publik të arsimit profesional, shkollë e mesme profesionale, si dhe qendër shumëfunksionale, paraqitet pranë ministrisë përgjegjëse për AFP-në, të paktën, një vit përpara fillimit të vitit shkollor në rastin kur kërkohet ndërtesë e re dhe 3 (tre) muaj në rastin kur ka godinë. Pas shqyrtimit të kërkesës, njoftohen kërkuesit me shkresë zyrtare për pranimin apo refuzimin e saj. Por cilat janë kriteret për hapjen e ofruesve publikë të arsimit profesional?
Referuar vendimit në fjalë, ndërtesa dhe mjediset e saj plotësojnë kushtet për sigurimin e jetës dhe të shëndetit, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ndërtesa e shkollës/qendrës, reparteve të praktikës profesionale dhe mjediset e saj plotësojnë standardet, sipas legjislacionit në fuqi; duhet të sigurohen, sipas legjislacionit në fuqi, furnizim me ujë; ngrohje; furnizim me energji elektrike; Të kenë infrastrukturë didaktike e përshtatshme që plotëson standardet, sipas legjislacionit në fuqi; Standardet që lidhen me kurrikulën mësimore të arsimit dhe formimit profesional dhe standardet e kurrikulës mësimore të arsimit të përgjithshëm, që u ofrohet nxënësve në institucionet publike që ofrojnë arsim të mesëm profesional rregullohen sipas legjislacionit në fuqi, të miratuara nga ministritë përkatëse, sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore të tyre.
Nga ana tjetër, këto institucione mund të mbyllen kur nuk kanë përmbushur qëllimin për të cilin janë krijuar ose nuk e përmbushin atë; nuk sigurojnë ofertë të përshtatshme për kërkesat e tregut të punës; frekuentimi/regjistrimet është/janë i ulët/të ulëta (në rënie) për tri vite radhazi dhe nuk justifikon mbajtjen e tyre.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Emergjenca energjetike, deri në fund të vitit - Qeveria zgjat gjendjen deri më 31 dhjetor 2023
Në mbledhjen e fundit, qeveria ka shtyrë gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji deri në 31 dhjetor të këtij viti. Emergjenca në sektorin e......

Afrika dhe Azia “mësyjnë” Shqipërinë - Rritet “frikshëm” numri i hyrjeve në gjysmën e parë të vitit
Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të nxitur të rinjtë që të aftësohen dhe të kenë kualifikimet e nevojshme që kërkon tregu i punës, mesa duket kjo nuk......

“Shqipëria, vend i vështirë për të bërë biznes” - Raporti i fundit i Departamentit amerikan të shtetit tregon problematikat
Investitorët e huaj vijojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Raporti më i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit,......

Maratona Enkelana në Pogradec: Bllokim i përkohshëm i rrugës Lin-Pogradec gjatë fundjavës!
Do të zhvillohet gjatë fundjavës Maratona Enkelana në edicionin e saj të dytë në Pogradec në dy disiplina ●21 km Lin-Pogradec 10km......

Samsung prezanton gjeneratën e pestë të telefonave inteligjentë të palosshëm! Por me çfarë çmimi?
Samsung po dyfishon telefonat inteligjentë të palosshëm me një sërë veçorish të reja, por nuk po përditëson atë që ndoshta ka qenë pengesa e vetme më e madhe......

Avionët e NASA-s që mund të transformojnë udhëtimin ajror deri në vitin 2030!
Janë zbuluar aktualisht dy nga projektet më të nxehta të avionëve të NASA-s. Këta avionë të ardhshëm duan të jenë gjenerata e ardhshme e fluturimeve të......

Atletet ‘ultra të rralla’ të Apple dalin në shitje për 50 mijë dollarë!
Kur mendoni për Apple, ka të ngjarë që ajo që së pari ju vjen në mendje është një pajisje e teknologjisë revolucionare dhe jo një palë atlete. Por një palë......

Femrat, me universitet, por pa punë - Vuajnë papunësi më të lartë se meshkujt. Punëdhënësit nuk i preferojnë pas të 30-tave
Në tregun e punës në Shqipëri ka një paradoks të madh në aspektin gjinor. Shifrat zyrtare tregojnë se, niveli i arsimit të grave dhe vajzave është më i lartë......