Femrat, me universitet, por pa punë - Vuajnë papunësi më të lartë se meshkujt. Punëdhënësit nuk i preferojnë pas të 30-tave

Në tregun e punës në Shqipëri ka një paradoks të madh në aspektin gjinor. Shifrat zyrtare tregojnë se, niveli i arsimit të grave dhe vajzave është më i lartë se ai i djemve dhe burrave, sa i përket përqindjes së atyre me arsim të lartë. Ose më saktë, shprehur me shifra, rreth 40% e vajzave dhe grave deri në 30 vjeç kanë një diplomë të arsimit të lartë, ndërsa te meshkujt kjo shifër zbret në rreth 25%, pra një diferencë mjaft e ndjeshme mes dy gjinive. Por, kur vjen fjala te tregu i punës, situata ndryshon tërësisht.
Norma e papunësisë për meshkujt në Shqipëri, sipas Institutit të Statistikave, referuar vitit 2022 fiksohet pranë 10.6%, ndërsa për femrat pranë 11.4%. Pra, vajzat dhe gratë janë më të shkolluara se djemtë dhe burrat, por kanë më shumë shanse se meshkujt që të jenë të papuna. Thjeshtë për rikujtesë, norma e papunësisë i referohet personave që janë në kërkim të një pune, dhe ajo atyre që kanë zgjedhur për arsye të ndryshme që të mos punojnë, siç mund të jenë gratë ose vajzat shtëpiake.
Por, hendeku dhe “diskriminimi” gjinor bëhet edhe më i theksuar nëse shifrat i vlerësojmë në bazë edhe të moshës. Këto statistika publike sinjalizojnë se punëdhënësit, qofshin në adminsitratën publike, qofshin në atë private preferojnë të punësojnë gra ose vajza deri në moshës 30 vjeçare.
Për grupmoshën 15 deri në 24 vjeç, norma e papunësisë mes meshkujve dhe femrave mbetet lehtë në favor të meshkujve. Mes 25 dhe 29 viteve ndërkohë, meshkujt kanë më shumë gjasa të jenë të papunë se femrat, ndërkohë që pas moshës 30 vjeçare, diferenca është e madhe. Për grupmoshën 30-64 vite, norma e papunësisë për meshkujt fiksohet pranë 7.6%, ndërsa te femrat pranë 11.7%, çka konfirmon paradoksin; pas të 30-tave, femrat preferohen më pak nga punëdhënësit ose nga tregu i punës, edhe pse janë më të arsimuara se meshkujt, sa i përket arsimit të lartë.
Roel Korkuti/SCAN
Sondazh

BE blen avionë të rinj për fikjen e zjarreve - Të dhënat paralajmërojnë përkeqësimin e krizave klimatike
Bashkimi Europian synon të nënshkruajë kontrata këtë vit për blerjen e 12 avionëve zjarrfikës, të parët që do të zotëronte plotësisht, për të përmirësuar......

Kriza e universiteteve në Britani - Diplomat e “këqija” po grabisin studentët
Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi se diplomat e këqija po i grabisin studentët. Kohët e fundit në Britaninë e Madhe kanë shpërthyer polemika si pasojë......

FED vijon me rritjen e normave të interesit - Powell paralajmëron rritjen e rradhës edhe në shtator
Rezerva Federale rriti normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje, duke përmendur inflacionin ende të lartë si arsyetim për atë që tani është norma më e......

“Lëkundet” ekonomia globale - Bankat europiane paralajmërojnë për rreziqet e kredive të këqija
Bankat kryesore të Europës, duke përfshirë Deutsche Bank dhe Lloyds Banking Group, vunë në dukje rrezikun në rritje të kredive të këqija ndërsa ekonomia......

Vijon tendenca rënëse e azilantëve - Rreth 39% më pak kërkesa se një vit më parë, norma e pranimit në 7%
Shifrat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se numri i kërkesave për azil nga shqiptarët gjatë muajit maj të këtij viti ra me 38.5%,......

Paralajmërim udhëtimi në Itali: Zjarret detyrojnë evakuimin e turistëve dhe mbylljen e aeroporteve!
Zjarret po shpërthejnë në të gjithë ishullin italian të Siçilisë, të përhapura nga erërat e forta dhe kushtet e thata. Zjarret kanë detyruar banorët dhe......

Deti Mesdhe thyen rekord të ri të temperaturave të larta!
Të hënën, temperatura e sipërfaqes së detit të Detit Mesdhe arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në mbi 28.71C, duke mposhtur rekordin e......

Zgjedhjet europiane në Gjermani më 9 qershor 2024!
Më 9 qershor votuesit gjermanë do të jenë në gjendje të propozojnë deputetët e rinj gjermanë në Parlamentin Evropian. Kabineti federal gjerman sot ka marrë një......