Vijon tendenca rënëse e azilantëve - Rreth 39% më pak kërkesa se një vit më parë, norma e pranimit në 7%

Shifrat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se numri i kërkesave për azil nga shqiptarët gjatë muajit maj të këtij viti ra me 38.5%, krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë. Referuar shifrave, përgjatë majit paraqitën kërkesën për mbrojtje 690 persona, ndërkohë në majin e vitin 2022 regjistroheshin gjithsej 1,123 kërkesa. Këto aplikime ndahen në 531 kërkesa për herë të parë dhe në 159 kërkesa përsëritëse. Sipas të dhënave, karahasuar me muajin paraardhës, pra muajin prill, numri i aplikimeve për azil vërehet me rënie.
Nisur edhe nga shifrat e mëparshme duket se kurba e këtij treguesi po vjen në rënie jo vetëm në terma vjetorë, por edhe nga muaji në muaj. Siç kemi theksuar edhe në publikimet e mëparshme mbi numrin e azilantëve, kjo trajektore rënëse e numrit të kërkesave mund të jetë si pasojë e rrugëve të reja të kalimit, siç është rasti i Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, sipas “Agjencisë për Azil e Bashkimit Europian” denstinacionet kryesore ku shqiptarët kanë paraqitur kërkesat për mbrojtje janë Franca, Gjermania dhe Italia.
Nëse Shqipërinë do ta krahasonim me vendet e rajonit shohim se edhe pse me rënie, sërish për majin vijojmë të kryesojmë listën me shifrën më të lartë. Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut me 436 aplikime dhe Serbia me 310 aplikime. Kosova për majin ka regjistruar 255 aplikime, ndërkohë që vendet me numrin më të ulët të aplikimeve janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi me 105 dhe 21 kërkesa. Të dhënat tregojnë se që nga fillimi i vitit, pra muaji janar, të gjitha vendet e rajonit kanë regjistruar një rënie të numrit të aplikimeve. Edhe për vendet e rajonit destinacionet kryesore ku janë paraqitur kërkesat më të larta janë Franca dhe Gjermania.
Ndër të tjera, referuar publikimit, Shqipëria ka një shkallë njohje shumë të ulët, me vetëm 7%. Pra, vetëm 7% e kërkesave nga shqiptarët kanë marrë përgjigje pozitive për muajin maj të këtij viti. Shkalla e njohjes llogaritet duke pjesëtuar numrin e vendimeve pozitive të shkallës së parë (dhënia e statusit të refugjatit) me numrin total të vendimeve të nxjerra.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Paralajmërim udhëtimi në Itali: Zjarret detyrojnë evakuimin e turistëve dhe mbylljen e aeroporteve!
Zjarret po shpërthejnë në të gjithë ishullin italian të Siçilisë, të përhapura nga erërat e forta dhe kushtet e thata. Zjarret kanë detyruar banorët dhe......

Deti Mesdhe thyen rekord të ri të temperaturave të larta!
Të hënën, temperatura e sipërfaqes së detit të Detit Mesdhe arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në mbi 28.71C, duke mposhtur rekordin e......

Zgjedhjet europiane në Gjermani më 9 qershor 2024!
Më 9 qershor votuesit gjermanë do të jenë në gjendje të propozojnë deputetët e rinj gjermanë në Parlamentin Evropian. Kabineti federal gjerman sot ka marrë një......

Kush do të kryesojë në IA: Kina apo SHBA?
Gjigantët kinezë të teknologjisë po shpejtojnë të kapin rivalët e tyre amerikanë në krijimin e chatboteve të inteligjencës artificiale (IA). Ekonomia e dytë më......

Ekonomia gjermane në "recesion teknik"
Në fillim të gjysmës së dytë të vitit, gjendja në ekonominë gjermane u përkeqësua papritur. Klima e biznesit sipas Ifo ka shënuar rënie në korrik nga 88.6 pikë......

Kërcejnë valutat kryesore – Rritje e fortë 0për Dollarin, Euron, Frangën dhe Paundin Brenda natës!
Pas një periudhë rënieje të vazhdueshme të konsiderueshme përgjatë dy javëve tashmë të gjitha valutat kryesore kanë regjistruar një rritje befasuese dhe të......

‘Thashethem vere’! Përgënjeshtrohet lajmi për shkarkimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj
‘Thashethem vere’! Kështu e ka cilësuar ministrja e Financave Delina Ibrahimaj lajmin që qarkulloi në media për shkarkimin e saj nga detyra. Para nisjes së......

Biznesi gjerman fokuson Shqipërinë - Rritet interesi për energjinë e rinovueshme
Një konferencë ekonomike bëri bashkë investitorë gjermanë, shqiptarë dhe nga vende të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Interesi i investitorëve gjermanë në......