BE blen avionë të rinj për fikjen e zjarreve - Të dhënat paralajmërojnë përkeqësimin e krizave klimatike

Bashkimi Europian synon të nënshkruajë kontrata këtë vit për blerjen e 12 avionëve zjarrfikës, të parët që do të zotëronte plotësisht, për të përmirësuar aftësinë për të luftuar flakët e nxitura nga ndryshimet klimatike.
BE dyfishoi flotën e saj rezervë ekzistuese të avionëve zjarrfikës vitin e kaluar, pasi zjarret shkatërruese verën e kaluar në Europën Jugore shteruan kapacitetin e saj të mëparshëm prej 13 mjetesh.
Flota përbëhet nga 28 avionë, të cilët BE-ja i paguan për t'i dhënë me qira nga flotat e vendeve të BE-së ose tregu, për të formuar një front në të gjithë bllokun gjatë sezonit të zjarreve. Ky dyfishim i numrit të tyre pritet të kushtojë 23 milionë euro, tha Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së.
Por ndërsa ndryshimi i klimës rrit rrezikun e zjarreve të rënda, Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic tha se Brukseli donte që kontratat të nënshkruheshin këtë vit për të blerë 12 avionë në pronësi të BE-së, plus 12 të tjera për të forcuar flotën kombëtare të vendeve.
Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters ai u shpreh se BE mund të ketë aeroplanët e parë dy vjet më vonë. Dhe e gjithë flota do të plotësohet deri në fund të dekadës.
Prodhuesi De Havilland Canada ka rënë dakord të rifillojë prodhimin e avionit "Canadair", nëse vendosen porositë e BE-së, tha Lenarcic.
Gjashtë shtete anëtare do të nënshkruajnë kontratat: Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja. BE-ja do të financojë blerjen e 12 avionëve për flotën e saj, ndërsa shtetet anëtare do të paguanin për të tyren.
Europa po përballet me një verë tjetër të motit ekstrem. Zjarret në Greqi kanë marrë jetën e tre personave dhe kanë bërë që mijëra turistë të evakuohen, ndërsa zjarrfikësit italianë thanë se luftuan rreth 1.400 zjarre midis të dielës dhe të martës.
Vendet e BE-së janë përgjegjëse për reagimin ndaj zjarreve dhe kërkojnë ndihmë nga rezerva e BE-së vetëm kur kanë nevojë për mbështetje. BE-ja mund të ofrojë gjithashtu mbështetje urgjente për vendet jo anëtare të BE-së. Blloku mori 11 kërkesa të tilla në vitin 2022 dhe ka pasur katër këtë vit deri më tani – duke përfshirë Greqinë dhe Tunizinë, vende ku avionët rezervë të BE-së aktualisht po luftojnë me flakët.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kriza e universiteteve në Britani - Diplomat e “këqija” po grabisin studentët
Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi se diplomat e këqija po i grabisin studentët. Kohët e fundit në Britaninë e Madhe kanë shpërthyer polemika si pasojë......

FED vijon me rritjen e normave të interesit - Powell paralajmëron rritjen e rradhës edhe në shtator
Rezerva Federale rriti normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje, duke përmendur inflacionin ende të lartë si arsyetim për atë që tani është norma më e......

“Lëkundet” ekonomia globale - Bankat europiane paralajmërojnë për rreziqet e kredive të këqija
Bankat kryesore të Europës, duke përfshirë Deutsche Bank dhe Lloyds Banking Group, vunë në dukje rrezikun në rritje të kredive të këqija ndërsa ekonomia......

Vijon tendenca rënëse e azilantëve - Rreth 39% më pak kërkesa se një vit më parë, norma e pranimit në 7%
Shifrat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se numri i kërkesave për azil nga shqiptarët gjatë muajit maj të këtij viti ra me 38.5%,......

Paralajmërim udhëtimi në Itali: Zjarret detyrojnë evakuimin e turistëve dhe mbylljen e aeroporteve!
Zjarret po shpërthejnë në të gjithë ishullin italian të Siçilisë, të përhapura nga erërat e forta dhe kushtet e thata. Zjarret kanë detyruar banorët dhe......

Deti Mesdhe thyen rekord të ri të temperaturave të larta!
Të hënën, temperatura e sipërfaqes së detit të Detit Mesdhe arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në mbi 28.71C, duke mposhtur rekordin e......

Zgjedhjet europiane në Gjermani më 9 qershor 2024!
Më 9 qershor votuesit gjermanë do të jenë në gjendje të propozojnë deputetët e rinj gjermanë në Parlamentin Evropian. Kabineti federal gjerman sot ka marrë një......

Kush do të kryesojë në IA: Kina apo SHBA?
Gjigantët kinezë të teknologjisë po shpejtojnë të kapin rivalët e tyre amerikanë në krijimin e chatboteve të inteligjencës artificiale (IA). Ekonomia e dytë më......