“Shqipëria, vend i vështirë për të bërë biznes” - Raporti i fundit i Departamentit amerikan të shtetit tregon problematikat

Investitorët e huaj vijojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Raporti më i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit, vëren se Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë progres në kufizimin e korrupsionit në nivele të ulëta duke dixhitalizuar shërbimet publike, si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset. Por, investitorët e huaj përmendin korrupsionin e vazhdueshëm, duke përfshirë sektorin publik, gjyqësor, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri.
Në raport theksohet se emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikon në perspektivat e investimeve në shumë sektorë. Nga ana tjetër, Shqipëria vazhdon të shënojë dobët në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. Në vitin 2022, Shqipëria renditej e 101 nga 180 vende, një përmirësim i lehtë nga viti 2021, por ende larg renditjes së saj më të mirë të vitit 2016, kur u rendit e 83-ta nga 176 ekonomi.
Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave (FATF) e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në këtë listë edhe për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët shpesh raportojnë se ata bëhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale.
Raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Investitorët raportojnë shpesh raste të korrupsionit qeveritar që vonon dhe parandalon investimet në Shqipëri. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Në raportin e Departamentit të Shtetit theksohet se, investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave joformale të biznesit. Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.
Edhe e drejta e pronës vazhdon të jenë një sfidë në Shqipëri, sepse një titull i qartë është i vështirë për t'u marrë. Ka pasur raste të individëve që dyshohet se kanë manipuluar sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Mbivendosja e titujve të pronësisë është një çështje serioze dhe e zakonshme.
Departamenti i Shtetit nënvizon se, për të trajtuar korrupsionin sistemik, Shqipëria miratoi amendamente gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit në vitin 2016. Zbatimi i reformës në drejtësi është duke u zhvilluar, mbështetur shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjegueshme.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Maratona Enkelana në Pogradec: Bllokim i përkohshëm i rrugës Lin-Pogradec gjatë fundjavës!
Do të zhvillohet gjatë fundjavës Maratona Enkelana në edicionin e saj të dytë në Pogradec në dy disiplina ●21 km Lin-Pogradec 10km......

Samsung prezanton gjeneratën e pestë të telefonave inteligjentë të palosshëm! Por me çfarë çmimi?
Samsung po dyfishon telefonat inteligjentë të palosshëm me një sërë veçorish të reja, por nuk po përditëson atë që ndoshta ka qenë pengesa e vetme më e madhe......

Avionët e NASA-s që mund të transformojnë udhëtimin ajror deri në vitin 2030!
Janë zbuluar aktualisht dy nga projektet më të nxehta të avionëve të NASA-s. Këta avionë të ardhshëm duan të jenë gjenerata e ardhshme e fluturimeve të......

Atletet ‘ultra të rralla’ të Apple dalin në shitje për 50 mijë dollarë!
Kur mendoni për Apple, ka të ngjarë që ajo që së pari ju vjen në mendje është një pajisje e teknologjisë revolucionare dhe jo një palë atlete. Por një palë......

Femrat, me universitet, por pa punë - Vuajnë papunësi më të lartë se meshkujt. Punëdhënësit nuk i preferojnë pas të 30-tave
Në tregun e punës në Shqipëri ka një paradoks të madh në aspektin gjinor. Shifrat zyrtare tregojnë se, niveli i arsimit të grave dhe vajzave është më i lartë......

BE blen avionë të rinj për fikjen e zjarreve - Të dhënat paralajmërojnë përkeqësimin e krizave klimatike
Bashkimi Europian synon të nënshkruajë kontrata këtë vit për blerjen e 12 avionëve zjarrfikës, të parët që do të zotëronte plotësisht, për të përmirësuar......

Kriza e universiteteve në Britani - Diplomat e “këqija” po grabisin studentët
Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi se diplomat e këqija po i grabisin studentët. Kohët e fundit në Britaninë e Madhe kanë shpërthyer polemika si pasojë......

FED vijon me rritjen e normave të interesit - Powell paralajmëron rritjen e rradhës edhe në shtator
Rezerva Federale rriti normat e interesit me një çerek pikë përqindjeje, duke përmendur inflacionin ende të lartë si arsyetim për atë që tani është norma më e......