Shqipëria Postuar më 28 Korrik 2023, 10:58

Shpronësim në Porto Romano, Durrës – Rreth 821 milion lekë kompensim për pronarët e prekur

Nga SCAN TV
Shpronësim në Porto Romano, Durrës – Rreth 821 milion

Agjencia Shtetërore për Shpronësim ka shpallur kërkesën “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Miratimi i masterplanit strategjik Durrës-Porto-Romano 2030, faza 1-Studimi i Fizibilitetit për ndërtimin, përditësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës portuale të portit të integruar të Durrësit në Porto-Romano”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Portual Durrës. Me anë të këtij publikimi kërkohet të vihen në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, për pasuritë e llojit “arë”.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 821,355,192.4 (tetëqind e njëzet e një milionë e treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

SCAN

Shqipëria 28 Korrik

Vijon rikuperimi i fortë i valutave kryesore!

Dollari amerikan vijon të forcohet ndjeshëm teksa ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kuotës këtë mëngjes duke u blerë sot me 94.5 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......