Zbehet mundësia e recesionit për SHBA - PBB rritet me 2.4% në tremujorin e dytë

Ekonomia e SHBA-së tregoi pak shenja recesioni në tremujorin e dytë, pasi produkti i brendshëm bruto u rrit me një ritëm më të shpejtë se sa pritej gjatë periudhës, sipas raportimeve të Departamentit amerikan të Tregtisë.
PBB-ja, shuma e të gjithë aktivitetit të mallrave dhe shërbimeve, u rrit me një normë vjetore prej 2.4% për periudhën prill-qershor, më mirë se vlerësimi i konsensusit prej 2% nga Dow Jones. PBB-ja u rrit me një ritëm prej 2% në tremujorin e parë.
Tregjet u zhvendosën më lart pas raportit, me stoqet të gatshme për një hapje pozitive dhe yield-et e thesarit në rritje. Shpenzimet konsumatore kanë fuqizuar tremujorin solid, të ndihmuar nga rritja e investimeve fikse jorezidenciale, shpenzimet qeveritare dhe rritja e inventarit.
Gjithashtu inflacioni u mbajt nën kontroll gjatë periudhës. Indeksi i çmimeve të shpenzimeve të konsumit personal u rrit me 2.6%, nga një rritje prej 4.1% në tremujorin e parë dhe shumë nën vlerësimin e Dow Jones për një fitim prej 3.2%.
Shpenzimet konsumatore, të matura nga indeksi i shpenzimeve të konsumit personal të departamentit, u rritën me 1.6% dhe përbënin 68% të të gjithë aktivitetit ekonomik gjatë tremujorit. Kjo tregoi një tërheqje nga rritja prej 4.2% në tremujorin e parë, por gjithsesi tregoi elasticitet mes normave më të larta të interesit dhe inflacionit të vazhdueshëm.
Përballë thirrjeve të vazhdueshme për një recesion, ekonomia tregoi elasticitet befasues pavarësisht një serie rritjesh të normave të interesit të Rezervës Federale që shumica e ekonomistëve të Wall Street dhe madje edhe ata në bankën qendrore presin të shkaktojnë një tkurrje.
Rritja nuk ka shënuar një lexim negativ që nga tremujori i dytë i vitit 2022, kur PBB-ja ra me një normë prej 0.6%. Ky ishte tremujori i dytë radhazi i rritjes negative, duke përmbushur përkufizimin teknik të një recesioni.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Konsumatorët blejnë më pak dhe më shtrenjtë - Reduktohen blerjet e veshjeve dhe pajisjeve elektroshtëpiake
Sipas të dhënave të NielsenIQ, vlera e shitjeve në supermarkete, u rrit në gjysmën e parë të 2023 me 8.7%, por kjo rritje erdhi si pasojë e inflacionit, pasi......

Qytetet më të shtrenjta për emigrantët - Hong Kong dhe Singapori kryesojnë listën
Renditja e fundit e kostos së jetesës për qytetet për këtë vit, e bërë nga firma amerikane Mercer, tregoi se qytetet europiane dominojnë në top 10 vendet më të......

Godinë e re për Universitetin e Elbasanit - Hapet tenderi me vlerë 700 milionë lekë. Detajet
Universiteti Aleksander Xhuvani në Elbasan ka shpallur tenderin për ndërtimin e një godinë të re që do të shërbejë si ambient për veprimtarinë e Fakultetit të......

Biznesi shqiptar zgjeron terren në Gjermani - Në cilat fusha janë fokusuar investitorët shqiptarë?
Shqipëria po shihet si një potencial i mirë investimi nga bizneset e huaja, e kryesisht në ndërtim, pasuri të paluajtshme e së fundi dhe në energjinë e......

Leku vazhdon të “avullojë” - Bie paraja e ngushtë, 340 mln euro më pak prej dhjetorit. Bien edhe depozitat në paranë e gjerë
Totali i depozitave në paranë e gjerë është regjistruar sërish në rënie gjatë muajit Qershor, pranë rreth 1.24 trilionë lekëve, nga rreth 1.25 trilionë lekë që......

Kredia për blerje banese, me rritje të fortë - Qershor 2023, tkurren huatë hipotekore në monedhën e përbashkët europiane
Ndërsa në total kredidhënia për ekonominë rezulton në rritje modeste fund të gjysmës së parë të viti, ndryshime ka pasur sa i përket kreditimit të tregut të......

Të diplomuarit me zanat duan të ikin nga Shqipëria! - Anketa/ 23.1 % shohim emigrimin si të ardhmen më të mirë
Trendi i ikjes së të rinjve dhe forcës së kualifikuar të punës nga Shqipëria në drejtim të tregjeve europiane nuk po njeh ndalje. Referuar një anketimi të bërë......

Zjarret “godasin” përsëri, por shqiptarët të pasiguruar / Janar-qershor 2023, në total janë paguar rreth 14 milionë euro për fatkeqësitë natyrore
Zjarret edhe këtë vit “goditën” vendin, në një kohë që shumë pak shqiptarë janë kujdesur të sigurojnë prej tyre pronat e pasuritë. Në total, që prej janarit të......