Leku vazhdon të “avullojë” - Bie paraja e ngushtë, 340 mln euro më pak prej dhjetorit. Bien edhe depozitat në paranë e gjerë

Totali i depozitave në paranë e gjerë është regjistruar sërish në rënie gjatë muajit Qershor, pranë rreth 1.24 trilionë lekëve, nga rreth 1.25 trilionë lekë që ishte gjatë muajit Maj të këtij viti, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Qershori është muaji i pestë me rënie për këtë tregues, pasi trajektorja rënëse ka nisur që prej muajit Shkurt të këtij viti. Rënie vihet re si në valutë, ashtu edhe në lekë. Ndërkohë, që në valutë jep efekt konvertimi në monedhën vendase për arsye statistikore, në lekë rënia është reale. Treguesi i depozitave në paranë e gjerë ndryshon nga ai i depozitave jo në paranë e gjerë, pasi nuk përfshin jo-rezidentët, pra të huajt, por edhe disa komponentë të tjerë.
Por, ajo që bie më së shumti në sy nga shifrat më të fundit të Bankës së Shqipërisë janë agregatët monetarë. Agregati M1, i njohur ndryshe si paraja e ngushtë, që përfshin paranë jashtë bankave dhe depozitat rrjedhëse plus ato pa afat ka rënë ndjeshëm gjatë qershorit, pranë rreth 583.8 miliardë lekëve, nga rreth 591 miliardë lekë që ishte ky tregues në Maj. Ky indikator është matësi më i mirë i parasë me lukiduitet të lartë, pra jo i parasë së “ngrirë”. Madje, duket se kjo rënië është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e rënies së llogarive rrjedhëse dhe atyre pa afat, pasi paraja jashtë sistemit është rritur ndjeshëm gjatë muajit qershor. Treguesi i parasë së ngushtë në muajin Dhjetor të vitit 2022 preku rekordin historik, prej rreth 619 miliardë lekëve, çka do të thotë se në vetëm 6 muaj paraja me likuiditet të lartë ka rënë me plot 35 miliardë lekë, ose diçka më shumë se 340 milionë euro. Për më tepër, këto kursime lidhen më së shumti me shtresën me të ardhurat më të ulta në shoqëri dhe me individët. Në këtë indikator nuk përfshihen paratë në valutë, çka konfirmon mungesën e ofertës së lekut si një prej shkaktarëve të kolapsit të euros.
Ndërkohë, nëse shohim vetëm depozitat, jo sipas definicionit të parasë së gjerë, kuptojmë se ka një rritje të ndjeshme, prej 1.3% gjatë Qershorit, krahasuar me Majin. Depozitat në euro janë rritur në 6.7 miliardë, nga rreth 6.6 miliardë euro në maj, në rritje me thuajse 90 milionë euro në një muaj. Edhe në lekë indikatori i depozitave raportohet në rritje, prej rreth 1.3%.
Pra, pavarësisht se treguesit e ndryshëm të Bankës së Shqipërisë sa i përket depozitave ilustrojnë një panoramë shumë abstrakte dhe me ngjyra nga më të ndryshmet, diçka mbetet e qartë; ka më pak para në qarkullim, ka më pak para të gatshme në qarkullim, dhe ky fenomen prek më së shumti shtresat më vulnerabël të shoqërisë.
Roel Korkuti / SCAN
Sondazh

Kredia për blerje banese, me rritje të fortë - Qershor 2023, tkurren huatë hipotekore në monedhën e përbashkët europiane
Ndërsa në total kredidhënia për ekonominë rezulton në rritje modeste fund të gjysmës së parë të viti, ndryshime ka pasur sa i përket kreditimit të tregut të......

Të diplomuarit me zanat duan të ikin nga Shqipëria! - Anketa/ 23.1 % shohim emigrimin si të ardhmen më të mirë
Trendi i ikjes së të rinjve dhe forcës së kualifikuar të punës nga Shqipëria në drejtim të tregjeve europiane nuk po njeh ndalje. Referuar një anketimi të bërë......

Zjarret “godasin” përsëri, por shqiptarët të pasiguruar / Janar-qershor 2023, në total janë paguar rreth 14 milionë euro për fatkeqësitë natyrore
Zjarret edhe këtë vit “goditën” vendin, në një kohë që shumë pak shqiptarë janë kujdesur të sigurojnë prej tyre pronat e pasuritë. Në total, që prej janarit të......

Banka e Japonisë sapo tronditi tregjet me një ndryshim politikash – Ja pse ka rëndësi
Banka e Japonisë njoftoi të premten “fleksibilitet më të madh” në politikën e saj monetare duke befasuar tregjet financiare globale. Banka qendrore e liroi......

Çfarë ndodh nëse ndryshimet klimatike shkatërrojnë rrymën e Oqeanit Atlantik?
Një studim i botuar të hënën arriti në përfundimin se shkrirja e akullit në Grenlandë e shkaktuar nga ndryshimet klimatike mund të bëjë që Qarkullimi i......

Përdoruesit e Facebook kanë një muaj kohë për tu dëmshpërblyer nga marrëveshja prej 725 milion dollarësh!
Përdoruesit amerikanë të Facebook kanë një muaj më shumë për të aplikuar për pjesën e tyre të një marrëveshjeje të privatësisë prej 725 milionë dollarësh që......

Bolivia është kombi më i fundit i Amerikës latine që përdor juanin kinez për tregti në sfidë ndaj dollarit!
Bolivia tani po përdor juanin për të paguar importet dhe eksportet, duke u bërë vendi i fundit në Amerikën e Jugut që përdor rregullisht monedhën kineze në një......

Manjati çek Kretinsky ‘shënjestron’ çelikun gjerman dhe subvencionet e mëdha!
Kriza energjetike ndihmoi pronarin e holdingut energjetik çek Energet Prumyslovu (EPH) të shënonte një fitim rekord prej 4.6 miliardë euro (5.09 miliardë......