Godinë e re për Universitetin e Elbasanit - Hapet tenderi me vlerë 700 milionë lekë. Detajet

Universiteti Aleksander Xhuvani në Elbasan ka shpallur tenderin për ndërtimin e një godinë të re që do të shërbejë si ambient për veprimtarinë e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
Tenderi ka si fond limit 700 milionë lekësh dhe projekti parashikohet të mbyllet në një afat 16 mujor nga nisja e punimeve.
Godina e re e parashikuar për t’u ndërtuar është projektuar me 4 kate mbi tokë dhe me 2 kate nëntokësore.
Në katet mbitokësore janë planifikuar sallat e leksionit 200 vendëshe.
Në anët e tjera janë planifikuar sallat e seminareve, laboratorët, ambientet sanitare dhe zyrat e stafit pedagogjik.
Ndërsa në dy katet nëntokësore janë planifikuar ambientet e shërbimit dhe të parkimit.
Gjendja e godinës aktuale ku zhvillohet veprimtaria e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike është jo e mirë ndaj edhe është vendosur ndërtimi i godinës së re.
SCAN
Sondazh

Biznesi shqiptar zgjeron terren në Gjermani - Në cilat fusha janë fokusuar investitorët shqiptarë?
Shqipëria po shihet si një potencial i mirë investimi nga bizneset e huaja, e kryesisht në ndërtim, pasuri të paluajtshme e së fundi dhe në energjinë e......

Leku vazhdon të “avullojë” - Bie paraja e ngushtë, 340 mln euro më pak prej dhjetorit. Bien edhe depozitat në paranë e gjerë
Totali i depozitave në paranë e gjerë është regjistruar sërish në rënie gjatë muajit Qershor, pranë rreth 1.24 trilionë lekëve, nga rreth 1.25 trilionë lekë që......

Kredia për blerje banese, me rritje të fortë - Qershor 2023, tkurren huatë hipotekore në monedhën e përbashkët europiane
Ndërsa në total kredidhënia për ekonominë rezulton në rritje modeste fund të gjysmës së parë të viti, ndryshime ka pasur sa i përket kreditimit të tregut të......

Të diplomuarit me zanat duan të ikin nga Shqipëria! - Anketa/ 23.1 % shohim emigrimin si të ardhmen më të mirë
Trendi i ikjes së të rinjve dhe forcës së kualifikuar të punës nga Shqipëria në drejtim të tregjeve europiane nuk po njeh ndalje. Referuar një anketimi të bërë......

Zjarret “godasin” përsëri, por shqiptarët të pasiguruar / Janar-qershor 2023, në total janë paguar rreth 14 milionë euro për fatkeqësitë natyrore
Zjarret edhe këtë vit “goditën” vendin, në një kohë që shumë pak shqiptarë janë kujdesur të sigurojnë prej tyre pronat e pasuritë. Në total, që prej janarit të......

Banka e Japonisë sapo tronditi tregjet me një ndryshim politikash – Ja pse ka rëndësi
Banka e Japonisë njoftoi të premten “fleksibilitet më të madh” në politikën e saj monetare duke befasuar tregjet financiare globale. Banka qendrore e liroi......

Çfarë ndodh nëse ndryshimet klimatike shkatërrojnë rrymën e Oqeanit Atlantik?
Një studim i botuar të hënën arriti në përfundimin se shkrirja e akullit në Grenlandë e shkaktuar nga ndryshimet klimatike mund të bëjë që Qarkullimi i......

Përdoruesit e Facebook kanë një muaj kohë për tu dëmshpërblyer nga marrëveshja prej 725 milion dollarësh!
Përdoruesit amerikanë të Facebook kanë një muaj më shumë për të aplikuar për pjesën e tyre të një marrëveshjeje të privatësisë prej 725 milionë dollarësh që......