Vlora Marriott Hotel, i pari në bregdetin shqiptar - Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit

Marriott Hotel do të jetë pjesë e projektit gjigand Vlora Marina, duke vendosur standarde elitare në fushën e turizmit dhe mikpritjes. Vlora Marina Residences dhe Marriott International kanë nënshkruar marrëveshjen që i hap rrugën hotelit me 5 yje të certifikuar ndërkombëtarisht në Vlora Marina. Investimi mbi 100 milionë euro parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit “Vlora Marriott Hotel” si dhe prezantimin e një koncepti të ri për Shqipërinë dhe rajonin që janë apartamentet e branduara. Si hoteli me 150 dhoma ashtu edhe apartamentet e brandura do të manaxhohen nën të njëjtën strehë nga i njëjti ekip Marriott, duke garantuar cilësinë dhe standardet më të larta ndërkombëtare.
“Ky hotel me 5 yje pritet të ndryshojë rregullat e lojës në industrinë e hotelerisë në Shqipëri. Përveç 150 dhomave, pjesë e ambienteve të hotelit do të jenë edhe mbi 100 apartamente të branduara. Ky është një koncept krejtësisht i ri, i prezantuar për herë të parë në Shqipëri dhe në rajon. Apartamentet e branduara plotësojnë dëshirat e atyre vizitorëve që preferojnë të akomodohen në një apartament luksoz pa hequr dorë nga cilësia e shërbimeve që ofron një hotel me 5 yje. Sot ne ndodhemi këtu me partnerët tanë nga Marriott, të bashkuar nga vizioni dhe përkushtimi për ta bërë Vlora Marriott Hotel një shembull ideal të hotelerisë së klasit të parë”, theksoi ajo.
Ndërsa përfaqësuesit e Marriott e quajtën këtë marrëveshje një përmbushje të kërkesës që vendi ka për brande të tilla në shërbimin e hospitality.
“Kjo marrëveshje përforcon kërkesën që ne po shohim në vend për praninë e brandeve ndërkombëtare. Ne jemi të kënaqur për këtë bashkëpunim me Vlora Marina duke forcuar praninë tonë në Shqipëri” tha Silvija Lovreta, Drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Marriott International.
I përshtatshëm si për ata që udhëtojnë për biznes, ashtu dhe për turistë, Vlora Marriott Hotel, parashikon të ketë 150 dhoma dhe suita si dhe mbi 100 apartamente për shitje nën emrin e Vlora Marriott Residences. Hoteli përfshin pishinë të brendshme dhe të jashtme, katër restorante dhe bare, një plazh privat me një beach bar, spa, një qendër fittnesi dhe një hapësirë moderne për biznes dhe takime. Gjithashtu do të sigurohet edhe një qendër socio-argëtuese për vizitorët dhe qytetarët e Vlorës 24 orë në 24.
Rezidencat janë planifikuar të jenë nga 75 deri në 220 m² me një deri në katër dhoma gjumi, duke u ofruar banorëve akses në palestër private si dhe facilitete të përzgjedhura të hotelierisë. Në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes, ishin të pranishëm edhe personalitete të institucioneve publike, bizneseve që lidhen me hotelerinë dhe turizmin si edhe media.
Elisabeta Dosku/SCAN
Sondazh

Ministrat e G20 dështojnë në arritjen e një marrëveshjeje për çështjet kryesore të klimës
Takimi përfundimtar i ministrave të klimës dhe mjedisit nga ekonomitë më të mëdha të botës përfundoi pa një marrëveshje apo deklaratë të përbashkët të premten,......

Juventus përjashtohet nga futbolli europian sezonin e ardhshëm!
Skuadra italiane e futbollit FC Juventus do të kundërshtojë vendimin e UEFA-s për të hequr klubin nga garat europiane sezonin e ardhshëm. Presidenti i......

Polonia miraton ligjin shumë të diskutueshëm të 'ndikimit rus'!
Ligjvënësit polakë votuan të premten për të miratuar një ligj përçarës mbi ndikimin rus të kritikuar nga Bashkimi Europian dhe SHBA. Ekziston frika se ligji, i......

Grupi më i madh kimik në botë njofton rënie masive të fitimit!
Grupi kimik BASF njoftoi për tremujorin e dytë një rënie masive të fitimeve prej 76 për qind, në 499 milionë euro. Në të njëjtin tremujor të një viti më parë,......

Kush janë 10 markat globale më të mira sipas vlerës në 2023?
Vlera e markës mund të jetë një pjesë kritike e aktiveve jomateriale të çdo kompanie. Këto lloj asetesh jo-fizike, të tilla si patentat dhe emrat e markave,......

Gjithnjë e më shumë refugjatë të ardhur në Gjermani në vitin 2015 rezultojnë të punësuar!
Në një studim të fundit të Institutit për Tregun e Punës dhe Profesionin me qendër në Nuremberg, IAB më shumë se gjysma e refugjatëve që kanë ardhur në......

Pushime më të lira prej euros, shqiptarët “dyndje” jashtë - Janar-qershor, rriten me mbi 50% kontratat e sigurimit “karton jeshil” të makinave
Nënçmimi i fortë euros në raport me lekun ka lehtësuar kostot e shqiptarëve për udhëtimet jashtë kufijve, gjë që është reflektuar edhe te sigurimet e mjeteve......

Mali i Zi shënon rritje të turizmit - 21% më shumë vizitorë në krahasim me 2022
Në korrik të këtij viti, në Mal të Zi janë regjistruar 20.77 % më shumë turistë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra 0.77 % më shumë se viti......