Pushime më të lira prej euros, shqiptarët “dyndje” jashtë - Janar-qershor, rriten me mbi 50% kontratat e sigurimit “karton jeshil” të makinave

Nënçmimi i fortë euros në raport me lekun ka lehtësuar kostot e shqiptarëve për udhëtimet jashtë kufijve, gjë që është reflektuar edhe te sigurimet e mjeteve që dalin nga territori shqiptar. Për periudhën janar qershor të këtij viti, është rrritur me më shumë se 50% numri i kontratave të kartonit jeshil, sigurimi që paguan çdo mjet që del jashtë nga territori shqiptar. Të dhënat vijnë përmes Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, i cili sapo ka publikuar treguesit e tregut të sigurimeve për gjysmën e parë të këtij viti.
Produkti Karton Jeshil në muajin janar-qershor 2023 pati një rritje prej 5.52% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 52.07% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-qershor 2023, pati një rritje 7.24% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-qershor 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 21.43%.
Në total, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-qershor 2023 arritën rreth 6 miliardë lekë, afërisht 60 milionë euro, ose 7.54% më shumë se në muajin janar-qershor 2022.
Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-qershor 2023, pati një rritje prej 7.91% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 8.98% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në total, gjatë gjysmës së parë të këtij viti, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,3 miliardëë lekë, ose 3.54% më shumë se në muajin janar-qershor 2022.
Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-qershor 2023 kapën vlerën 3,1 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 4.04% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Mali i Zi shënon rritje të turizmit - 21% më shumë vizitorë në krahasim me 2022
Në korrik të këtij viti, në Mal të Zi janë regjistruar 20.77 % më shumë turistë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pra 0.77 % më shumë se viti......

E hëna, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare - Bizneset që nuk plotësojnë detyrimin ligjor do të penalizohen me gjoba
Dita e Hënë është afati i fundit për bizneset për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përmes një njoftimi zyrtar, ky......

‘Bie shkëlqimi i Threads’ – Zuckerberg njofton përgjysmimin e përdoruesve
Shefi i Meta, Mark Zuckerberg thotë se platforma e saj e re e mediave sociale, Threads, ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesve të saj. Rivali i......

Zbehet mundësia e recesionit për SHBA - PBB rritet me 2.4% në tremujorin e dytë
Ekonomia e SHBA-së tregoi pak shenja recesioni në tremujorin e dytë, pasi produkti i brendshëm bruto u rrit me një ritëm më të shpejtë se sa pritej gjatë......

Konsumatorët blejnë më pak dhe më shtrenjtë - Reduktohen blerjet e veshjeve dhe pajisjeve elektroshtëpiake
Sipas të dhënave të NielsenIQ, vlera e shitjeve në supermarkete, u rrit në gjysmën e parë të 2023 me 8.7%, por kjo rritje erdhi si pasojë e inflacionit, pasi......

Qytetet më të shtrenjta për emigrantët - Hong Kong dhe Singapori kryesojnë listën
Renditja e fundit e kostos së jetesës për qytetet për këtë vit, e bërë nga firma amerikane Mercer, tregoi se qytetet europiane dominojnë në top 10 vendet më të......

Godinë e re për Universitetin e Elbasanit - Hapet tenderi me vlerë 700 milionë lekë. Detajet
Universiteti Aleksander Xhuvani në Elbasan ka shpallur tenderin për ndërtimin e një godinë të re që do të shërbejë si ambient për veprimtarinë e Fakultetit të......

Biznesi shqiptar zgjeron terren në Gjermani - Në cilat fusha janë fokusuar investitorët shqiptarë?
Shqipëria po shihet si një potencial i mirë investimi nga bizneset e huaja, e kryesisht në ndërtim, pasuri të paluajtshme e së fundi dhe në energjinë e......