E hëna, afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare - Bizneset që nuk plotësojnë detyrimin ligjor do të penalizohen me gjoba

Dita e Hënë është afati i fundit për bizneset për të dorëzuar pasqyrat financiare pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Përmes një njoftimi zyrtar, ky institucion bën me dije se “brenda datës 31 Korrik 2023, të gjitha subjektet konform ligjit duhet të depozitojnë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dokumentet e mëposhtme, në rastet kur mbajtja e tyre është detyrim: Pasqyrat financiare vjetore; Raportin e ecurisë së veprimtarisë; dhe Raportin e auditimit”.
Qendra Kombëtare e Biznesit thekson se “pavarësisht formës së tyre ligjore, depozitimin e akteve të mësipërme duhet ta kryejë çdo subjekt i regjistruar në Regjistrin Tregtar, kur këto subjekte kanë detyrimin e hartimit të tyre”. Dorëzimi i tyre mund të behet përmes shërbimit online “ Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)’’ në e-albania.
Sipas legjislacionit ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar, subjektet duhet të regjistrojnë dhe depozitojnë pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme, jo më vonë se 7 muaj nga data e mbylljes së çdo viti financiar, në të kundërt aplikohet sanksion administrativ gjobë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

‘Bie shkëlqimi i Threads’ – Zuckerberg njofton përgjysmimin e përdoruesve
Shefi i Meta, Mark Zuckerberg thotë se platforma e saj e re e mediave sociale, Threads, ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesve të saj. Rivali i......

Zbehet mundësia e recesionit për SHBA - PBB rritet me 2.4% në tremujorin e dytë
Ekonomia e SHBA-së tregoi pak shenja recesioni në tremujorin e dytë, pasi produkti i brendshëm bruto u rrit me një ritëm më të shpejtë se sa pritej gjatë......

Konsumatorët blejnë më pak dhe më shtrenjtë - Reduktohen blerjet e veshjeve dhe pajisjeve elektroshtëpiake
Sipas të dhënave të NielsenIQ, vlera e shitjeve në supermarkete, u rrit në gjysmën e parë të 2023 me 8.7%, por kjo rritje erdhi si pasojë e inflacionit, pasi......

Qytetet më të shtrenjta për emigrantët - Hong Kong dhe Singapori kryesojnë listën
Renditja e fundit e kostos së jetesës për qytetet për këtë vit, e bërë nga firma amerikane Mercer, tregoi se qytetet europiane dominojnë në top 10 vendet më të......

Godinë e re për Universitetin e Elbasanit - Hapet tenderi me vlerë 700 milionë lekë. Detajet
Universiteti Aleksander Xhuvani në Elbasan ka shpallur tenderin për ndërtimin e një godinë të re që do të shërbejë si ambient për veprimtarinë e Fakultetit të......

Biznesi shqiptar zgjeron terren në Gjermani - Në cilat fusha janë fokusuar investitorët shqiptarë?
Shqipëria po shihet si një potencial i mirë investimi nga bizneset e huaja, e kryesisht në ndërtim, pasuri të paluajtshme e së fundi dhe në energjinë e......

Leku vazhdon të “avullojë” - Bie paraja e ngushtë, 340 mln euro më pak prej dhjetorit. Bien edhe depozitat në paranë e gjerë
Totali i depozitave në paranë e gjerë është regjistruar sërish në rënie gjatë muajit Qershor, pranë rreth 1.24 trilionë lekëve, nga rreth 1.25 trilionë lekë që......

Kredia për blerje banese, me rritje të fortë - Qershor 2023, tkurren huatë hipotekore në monedhën e përbashkët europiane
Ndërsa në total kredidhënia për ekonominë rezulton në rritje modeste fund të gjysmës së parë të viti, ndryshime ka pasur sa i përket kreditimit të tregut të......