Europa Postuar më 29 Korrik 2023, 12:30

Juventus përjashtohet nga futbolli europian sezonin e ardhshëm!

Nga SCAN TV
Juventus përjashtohet nga futbolli europian sezonin e ardhshëm!

Skuadra italiane e futbollit FC Juventus do të kundërshtojë vendimin e UEFA-s për të hequr klubin nga garat europiane sezonin e ardhshëm.

Presidenti i klubit, Gianluca Ferrero, "i vjen keq" për vendimin dhe mbetet "i bindur fort për legjitimitetin e veprimeve tona", por vendosi "të mos e apelojë këtë gjykim".

Trupi i Kontrollit Financiar të UEFA-s (CFCB) e ka shpallur Juventusin fajtor për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar (FFP), përkatësisht në dhënien e informacionit fiktive mbi sasinë e transferimeve të lojtarëve dhe nënraportimin e shpenzimeve dhe pagave të punonjësve.

Këto lëvizje dyshohet se e rritën kapitalin e klubit me 700 milionë euro.

Juventusi do të duhet të paguajë një gjobë prej 10 milionë euro, e cila do të dyfishohet nëse llogaritë vjetore të klubit për tre vitet e ardhshme nuk plotësojnë kërkesat e FFP.

Në fillim të këtij sezoni, në të njëjtën kuadër rastesh, Juventusit iu hoqën 10 pikë në kampionatin italian dhe kështu humbën shanset e tij për të rrëmbyer medaljen e artë.

Klubi doli i 7-ti në tabelë, duke përfunduar që duhet të garonte në Europa Conference League në vend të Champions League apo edhe Europa League. Tani, pas vendimit të UEFA-s, ëndrra e saj europiane ka vdekur plotësisht.

Drejtuesit e klubit mohojnë çdo keqbërje, por kanë thënë se e pranojnë vendimin për të shmangur gjoba të mëtejshme, ndalime apo pezullime.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat