Turizmi e nisi vitin me "këmbë të mbarë" - Sipas INSTAT, 68% më shumë të huaj nëpër hotele gjatë muajit janar

Strukturat akomoduese duket se e kanë nisur mbarë vitin 2023 referuar të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Sipas shifrave është rritur si numri i vizitorëve ashtu edhe numri i netë qëndrimeve, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë. Në janar janë regjistruar gjithsej 75,741 vizitorë. Kjo shifër është jo vetëm më e lartë se janari i vitit 2022 dhe 2021, por ka tejkaluar edhe janarin e vitit 2019-të, i cili regjistronte rreth 36 mijë vizitorë gjithsej. Po t’i analizojmë sipas tipologjisë së tyre, numri i turistëve vendas për muajin janar ka pësuar rritje me 4.5%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe regjistrohen në rreth 41 mijë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në rreth 34 mijë dhe rritja vjetore është 67.9%
Sipas rajonit, numri i vizitorëve të huaj të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë, me 2,3 herë, ndërkohë në zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 77.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Numri i netë qëndrimeve në total është rritur me 1.3%, krahasuar me të njetjën periudhe të një viti më parë, ndërkohë që nëse e analizojmë sipas tipologjisë, netë qëndrimet nga vizitorët vendas paraqiten me rënie . Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin janar të vitit 2023 është regjistruar në 113,635, ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar 57,670 netë qëndrime nga vizitorë të vendas, të cilat kanë rënë me 4.3% dhe 55,965 netë qëndrime nga vizitorë të huaj, të cilat janë rrtiur me 7.8%.
Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë, me 40.4%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 41.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin janar të këtij viti janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 9.5%, Italia me 8.8%, Gjermania me 2.7% Anglia me 2.4% dhe Turqia me 1.6%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Parashikime pozitive për turizmin këtë vit - Vathi: “Lehtësimi” i Aeroportit të Rinasit bëri Shqipërinë të kryesonte në turizëm
Në vijimësi të vitit 2022, edhe ky vit do të pasohet me shtim të turistëve gjatë sezonit veror dhe jo vetëm. Por cilët janë arsyet që parashikimet anojnë......

10 eksportuesit kryesorë të veshjeve në botë për vitin 2022!
Industria e veshjeve ndikon shumë në përparimin ekonomik të çdo vendi. Njerëzit vishen për të treguar kulturën e tyre në pjesën tjetër të botës. Më e......

Goldman Sachs ul parashikimet për rritjen në Eurozonë - Nuk priten ndryshime për ekonominë në Mbretërinë e Bashkuar
Goldman Sachs uli parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2023 për zonën e euros, duke përmendur presionin e vazhdueshëm në sistemin bankar global dhe një......

Europa redukton kërkesën për gaz Reduktohet konsumi edhe falë temperaturave të larta
Europa ka përjetuar një dimër të butë, por rajoni gjithashtu arriti të reduktojë konsumin e gazit falë dhe temperaturave jo shumë të ulëta si reagim ndaj......

Si ‘kokëfortësia’ gjermane po dobëson ekonominë më të fuqishme të Europës?!
Ishte një nga shpikjet më të mëdha gjermane, themeli i suksesit ekonomik të vendit dhe ende përshin më shumë se një milion vende pune, mban disa nga kompanitë......

Franca, në kaos për shkak të reformës së pensioneve Mbyllen rafineritë, rradhë në pikat e karburantit e mbeturina kudo në rrugë
Reforma e pensioneve dhe miratimi i saj ditët e fundit nga ana e qeverisë në Francë, me një manovër që lejonte miratimin e ligjit pa votim në parlamentin e......

Të parët në rajon dhe Europë për “largimin e trurit” - Indeksi i Shqipërisë 8.3, pranë Xhamajkës dhe Somalisë. Ja kalojmë dhe vendeve në luftë.
Për ikjen e njerëzve, por dhe të largimit të trurit, Shqipëria rendit vendi i parë në Europë me mesataren më të lartë, në nivelin 8.3. Analiza e kryer nga......

Rusia, furnizuesi kryesor i Kinës me naftë bruto - Për periudhën janar-shkurt vëllimi u rrit me 23.8% në terma vjetorë
Rusia ka kaluar Arabinë Saudite si furnizuesi kryesor i Kinës me naftë në dy muajt e parë të vitit 2023, treguan të dhënat e qeverisë kineze, pasi nafta e......