Tre shtyllat që forcojnë monedhën amerikane - SHBA rriten më shpejt se Gjermania, Franca, Britania dhe Japonia

Dollari filloi vitin 2024 me rënie, pavarësisht pritshmërive për ulje të mëdha të normave bazë të interesit në SHBA. Megjithatë, forca ekonomike e SHBA-së po qëndron e palëkundur në një botë ku ekonomia po ngadalësohet dhe roli kryesor i dollarit në financim dhe tregti do ta mbajë monedhën gjallë në një afat të shkurtër. Marrëdhënia midis një monedhe kombëtare, që nuk mbështetet nga ari, dhe normave të interesit të vendit, shpesh testohet.
Por, duke folur në mënyrë konvencionale, monedhat priren të forcohen kur normat e interesit rriten dhe dobësohen kur ato bien. Dollari po e kthen skenarin. Pasi humbi 2.1% në vitin 2023, edhe pse normat e interesit u rritën ndjeshëm, indeksi i dollarit, i cili mat performancën e tij kundrejt një shporte prej gjashtë monedhash të tjera kryesore, ka fituar 1% deri më tani këtë vit, pavarësisht pritshmërive të mëdha për ulje të normave.
Të dhënat e punësimit në javën e parë të vitit pikturuan një ekonomi të gjallë, duke i shtyrë tregtarët të zbusin parashikimet e tyre për një ulje të shpejtë të normës.
Megjithatë, tregjet ende presin që Rezerva Federale e SHBA të ulë kostot e huamarrjes shtatë herë në vitin 2024, duke i çuar normat e interesit në rreth 4% nga 5.25%-5.5% sot. Kjo mund të largojë investitorët nga monedha amerikane. Megjithatë, tre forca të tjera po shtyjnë në drejtim të kundërt. Forca e parë është ajo që stafi i Fed e quan ‘rrethi perandorak’. Normat e larta të interesit në SHBA rritin vlerën e dollarit. Kjo e bën më të shtrenjtë tregtimin e kompanive jo-amerikane. Si rezultat, rritja globale po ngadalësohet.
Për shkak se ekonomia amerikane është më pak e varur nga pjesa tjetër e botës – vëllimi i tregtisë ishte 30% e PBB-së së SHBA-së në 2022-shin, krahasuar me 100% në Gjermani dhe 47% në Japoni, sipas Bankës Botërore – dhe ndaj po shkon më mirë. Kjo gjendje rrit joshjen e aktiveve në dollarë. Rritja globale do të ngadalësohet në 2.9% këtë vit, shumë më poshtë mesatares 3.8% për 2000 - 2020, sipas FMN. Megjithatë, SHBA do të rritet më shpejt se Gjermania, Franca, Britania dhe Japonia.
Forca e dytë në favor të dollarit është se nëse Fed e zbut inflacionin pa recesion, atëherë ulja e normave ka të ngjarë të rrisë stoqet dhe obligacionet amerikane, duke thithur kërkesën nga kursimtarët. Një forcë e tretë, së fundi, është çdo goditje e jashtme, siç është përkeqësimi i situatave tashmë të këqija në Ukrainë, Palestinë dhe Detin e Kuq, që do të bënte që investitorët të nxitonin drejt monedhës amerikane si një strehë e sigurt.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Siguria në internet, 1 në 3 biznese ka probleme - Shqipëria, më e pasigurta në rajon. Viruset, shkaktarët kryesorë
Individët dhe bizneset po mbështeten gjithmonë e më shumë në teknologjinë e informacionit, por përpos të mirave kjo ka edhe anën negative siç është ekspozimi......

Tim Cook i redukton pagën vetes me 36% - Tashmë CEO i Apple fiton vetëm 63 milionë dollarë!
Ndërsa është e vërtetë që paga vjetore e Tim Cook ka rënë në 63.2 milionë dollarë, nga 99.4 milionë dollarë gjatë vitit fiskal 2022, ai ende po fiton mjaft......

Forcohen rregullat për cilësinë e vajit të ullirit - Si do të kryhen analizat për të gjitha kategoritë
Një udhëzim i Ministrisë së Bujqësisë synon të forcojë rregullat sa i takon cilësisë së vajit të ullirit në vend. Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren......

Microsoft lë prapa Apple - Është kompania që vlen më shumë në botë
Microsoft ka kaluar Apple duke i hequr titullin e kompanisë më të vlefshme në botë. Aksionet e kompanisë softuerike u rritën me rreth 1% në fillimin e......

Ceo më e paguar në Britaninë e Madhe - Polemika për pagën prej 281 milionë dollarë
Shpërblimi i Denise Coates, themelueses dhe CEO i kompanisë së basteve Bet365, për vitin e kaluar financiar arriti në 281 milionë dollarë. Ajo është gruaja më......

Mete takim me Ambasadorin e BE-së - Në diskutim, ecuria e procesit të negociatave Shqipëri-BE
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Gjatë këtij takimi u diskutua......

FMN: Ekonomia shqiptare është shfaqur si një nga performuesit më të fortë në rajon
Bordi Drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar konsultimet mbi Artikullin IV me Shqipërinë dhe miratoi raportin e stafit të misionit, pa......

Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë - Mavraj: Impakt ekonomik dhe gjeopolitik
Një projekt madhor që do të sjellë impakt pozitiv jo vetëm në ekonomi, por edhe në aspektin gjeopolitik e ka cilësuar Edison Mavraj, këshilltari politik për......