Forcohen rregullat për cilësinë e vajit të ullirit - Si do të kryhen analizat për të gjitha kategoritë

Një udhëzim i Ministrisë së Bujqësisë synon të forcojë rregullat sa i takon cilësisë së vajit të ullirit në vend. Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, “për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit dhe vajit të bërsisë së ullirit”, përcaktohen metodat e analizimit të karakteristikave të cilësisë dhe kritereve të natyrshmërisë së vajit të ullirit, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Sipas dokumentit për të analizuar vajin e ullirit do të ndiqen procese rigoroze me afate të caktuara.
Kështu, përcaktohet se mostra vendoset sa më shpejt në një vend të errët, larg nxehtësisë dhe dërgohet në laborator për analizim, brenda 5 ditë pune nga momenti i marrjes, në të kundërt duhet të ruhet në kushte të tilla që të mos degradojë ose dëmtohet gjatë transportit ose ruajtjes, përpara se të dërgohet në laborator. Në rastet kur rezultatet e analizave kontestohen nga operatori, ndërmerret procesi i rianalizimit sipas legjislacionit në fuqi për kontrollin zyrtar, për element si aciditeti i lirë, vlera së peroksideve, koeficienti i përthithjes UV, etil esteret e acideve yndyrore, dyllrat dhe karakteristikat organoleptike, i cili kryhet përpara datës së skadencës në rastin e vajit të ullirit të ambalazhuar.
Në rastin kur mostra e vajit të ullirit është marrë në depozita, rianalizimi kryhet brenda 6 muajve nga marrja e mostrës. Në rastin e vajit të ullirit të ambalazhuar, me përjashtim të rasteve kur mostra është marrë më pak se 2 muaj para datës së skadencës, nëse rezultatet e analizave nuk përputhen me karakteristikat e kategorisë së deklaruar, operatori nga i cili është marrë mostra duhet të njoftohet jo më vonë se 1 muaj përpara datës së skadencës së vajit.
Sipas udhëzimit, do të ketë një komision degustimi, i cili do të vlerësojë karakteristikat organoshqisore të vajit të ullirit të virgjër. Karakteristikat organoshqisore konsiderohen në përputhje me kategorinë e deklaruar nëse konfirmohen nga të dy rianalizimet. Në rastin e kundërt, operatori mbulon kostot e rianalizimeve. Për vajin e importuar, rianalizimi kryhet nga dy komisione degustimi/panel teste të tjera nga ai që ka kryer vlerësimin fillestar.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Microsoft lë prapa Apple - Është kompania që vlen më shumë në botë
Microsoft ka kaluar Apple duke i hequr titullin e kompanisë më të vlefshme në botë. Aksionet e kompanisë softuerike u rritën me rreth 1% në fillimin e......

Ceo më e paguar në Britaninë e Madhe - Polemika për pagën prej 281 milionë dollarë
Shpërblimi i Denise Coates, themelueses dhe CEO i kompanisë së basteve Bet365, për vitin e kaluar financiar arriti në 281 milionë dollarë. Ajo është gruaja më......

Mete takim me Ambasadorin e BE-së - Në diskutim, ecuria e procesit të negociatave Shqipëri-BE
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Gjatë këtij takimi u diskutua......

FMN: Ekonomia shqiptare është shfaqur si një nga performuesit më të fortë në rajon
Bordi Drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar konsultimet mbi Artikullin IV me Shqipërinë dhe miratoi raportin e stafit të misionit, pa......

Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë - Mavraj: Impakt ekonomik dhe gjeopolitik
Një projekt madhor që do të sjellë impakt pozitiv jo vetëm në ekonomi, por edhe në aspektin gjeopolitik e ka cilësuar Edison Mavraj, këshilltari politik për......

Debutimi i bitcoin në Wall Street nuk shkoi mirë - Volumi total arriti në $4.6 mld, por “likuidimet” rezultuan në $80 mln
Gjatë ditës së parë të tregtimit të fondeve ETF në bitcoin, pati një volum total prej 4.6 miliardë dollarë, që sipas analistëve është një shifër e mirë. Por,......

Çfarë përfitimesh sjell Censi për fermerët? - Rrapaj: Është ndihmë direkte. Njihet situata reale e sektorit
Censi i Bujqësisë konsiderohet si një ndihmë direkte për fermerët. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesi Shqiptar Agim Rrapaj,......

Biznesi, me “shtëpi” të re te piramida - Rama: Ulet papunësia, rriten investimet e huaja. “Shtëpia e re e biznesit do të jetë në një nga kubat e piramidës”
Deklarata është bërë nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, e cila u......