FMN: Ekonomia shqiptare është shfaqur si një nga performuesit më të fortë në rajon

Bordi Drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar konsultimet mbi Artikullin IV me Shqipërinë dhe miratoi raportin e stafit të misionit, pa nevojën e zhvillimit të një mbledhjeje, një praktikë e përshpejtuar që ndodh në rastet kur Bordi vlerëson se nuk janë të domosdoshme diskutimet.
Ekonomia shqiptare është shfaqur si një nga performuesit më të fortë në rajon, konstaton në hyrje të raportit për Shqipërinë Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke shtuar se roli në rritje i turizmit ka shtuar besimin te perspektiva ekonomike e vendit.
Në raport, FMN konstaton se “Autoritetet shqiptare e kanë drejtuar me sukses ekonominë përmes goditjeve të njëpasnjëshme, falë politikave të duhura makroekonomike.”
Gjithashtu, Fondi Monetar Ndërkombëtar vëren se perspektiva e anatarësimit në BE mund të ofrojë një shtysë shtesë për të adresuar sfidat strukturore afatgjata. Ekonomia vazhdon të zgjerohet me ritme të forta, konstaton më tej FMN, e cila parashikon se për vitin 2024, ekonomia shqiptare do të rritet me 3.3%.
FMN thekson në raport se “dhjetë muajt e parë të vitit 2023 kanë sjellë një pozicion fiskal shumë më të përmirësuar.”
Eksportet e larta të shërbimeve, imnvestimet e huaja direkte dhe remitancat sollën një përmirësim të pozicionit të llogarisë korente dhe mbiçmim të Lekut, vlerëson në dokument FMN.
Në parashikimin për perspektivat e rritjes, FMN projekton që “rritja, ndonëse më e moderuar, parashikohet të mbetet e fortë, mbështetur nga kërkesa në shërbime dhe investimet e huaja direkte”.
Sa i përket bilancit të llogarisë korente, FMN vlerëson se është në rrugën e duhur për t’u përmirësuar në vitin 2023, ndikuar nga flukset e forta hyrëse të lidhura me turizmin.
SCAN
Sondazh

Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë - Mavraj: Impakt ekonomik dhe gjeopolitik
Një projekt madhor që do të sjellë impakt pozitiv jo vetëm në ekonomi, por edhe në aspektin gjeopolitik e ka cilësuar Edison Mavraj, këshilltari politik për......

Debutimi i bitcoin në Wall Street nuk shkoi mirë - Volumi total arriti në $4.6 mld, por “likuidimet” rezultuan në $80 mln
Gjatë ditës së parë të tregtimit të fondeve ETF në bitcoin, pati një volum total prej 4.6 miliardë dollarë, që sipas analistëve është një shifër e mirë. Por,......

Çfarë përfitimesh sjell Censi për fermerët? - Rrapaj: Është ndihmë direkte. Njihet situata reale e sektorit
Censi i Bujqësisë konsiderohet si një ndihmë direkte për fermerët. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesi Shqiptar Agim Rrapaj,......

Biznesi, me “shtëpi” të re te piramida - Rama: Ulet papunësia, rriten investimet e huaja. “Shtëpia e re e biznesit do të jetë në një nga kubat e piramidës”
Deklarata është bërë nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, e cila u......

Presidenti Begaj miraton ndryshimet në qeveri – Dekretohet Gonxhja dhe ridekretohet Mete
Me dekret Presidenti Bajram Begaj ka miratuar shkarkimin e Elva Margaritit nga Ministria e Kulturës dhe Ervin Metes nga posti i Ministrit të Financave dhe......

60.8 mln lekë për mirëmbajtjen e TAP - Hapet tenderi për aktivitetet e inspektimit, të nevojshme për identifikimin e problemeve
Mirëmbjatja e tubacionit të gazsjellësit Trans Adriatik në territorin shqiptar pritet të kushtojë rreth 60.8 mln lekë, deri në shtatorin e vitit që vjen.......

Cilat janë sfidat e bizneseve shqiptare? - Anketa e RCC: Largimi i të rinjve të talentuar dhe mungesa e fuqisë punëtore
Paqëndrueshmëria makroekonomike, korrupsioni dhe kriza e migrimit janë problemet kryesore me të cilat përballet biznesi shqiptar. Këtë tregojnë të dhënat më të......

Ku është më e rrezikshme të jesh shofer? - Libani zë vendin e parë, Shqipëria pozicionohet në mes të renditjes
Pa dyshim që drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në zonat e pazhvilluara, përballen me problematika të ndryshme. Specialistët e Pozicionimit Global (Global......