Lidhja hekurudhore Durrës-Prishtinë - Mavraj: Impakt ekonomik dhe gjeopolitik
Një projekt madhor që do të sjellë impakt pozitiv jo vetëm në ekonomi, por edhe në aspektin gjeopolitik e ka cilësuar Edison Mavraj, këshilltari politik për çështjet e transportit i ministrit të Kosovës, Liburn Aliu. Për SCAN TV, ai ka thënë se nga studimi i fizibilitetit, nga tre variantet për trajektoren, ai që kalon nga Shkodra, Gjakova dhe në fund në Prishtinë, është më i përshtatshmi, si përsa i përket distancës, pjerrësisë dhe ka më pak tunele.Sipas Mavraj, ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Prishtinë do të krijojë mundësinë që gjithë aksesin që Shqipëria ka në Detin Mesdhe, t’ia ofrojë dhe Kosovës.
“Ky është një projekt madhor, punimet kanë nisur dhe pas 14 muajsh do të kemi raportin përfundimtar. Varjanti më i përshtatshëm i trajektores është ai përmes Shkodrës e Gjakovës. Tashmë Kosova do të ketë akses dhe në detin Mesdhe. Kjo hekurudhë ka rëndësi si në aspektin ekonomik dhe gjeopolitik. Hekurudha Shqipëri-Kosovë, do lidhë Portin e Durrësit me atë në Mal të Zi. Koncepti i portit të thatë parashikohet si lehtësuesues i Porto Romanos, e duke shërbyer dhe si shpërndarëse tranziti’’, u shpreh Aliu.
Kohëzgjatja për zbatimin e kësaj kontrate mes Hekurudhës Shqiptare dhe kompanisë fituese, është 14 muaj. Kostoja e përafërt e hekurudhës Durrës-Prishtinë është llogaritur në 700 milionë euro. Kjo hekurudhë, cilësohet jo vetëm një alternative transporti komercial që do të lidhë portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, por edhe për udhëtarët.
Alida Lula/SCAN
Sondazh

Debutimi i bitcoin në Wall Street nuk shkoi mirë - Volumi total arriti në $4.6 mld, por “likuidimet” rezultuan në $80 mln
Gjatë ditës së parë të tregtimit të fondeve ETF në bitcoin, pati një volum total prej 4.6 miliardë dollarë, që sipas analistëve është një shifër e mirë. Por,......

Çfarë përfitimesh sjell Censi për fermerët? - Rrapaj: Është ndihmë direkte. Njihet situata reale e sektorit
Censi i Bujqësisë konsiderohet si një ndihmë direkte për fermerët. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesi Shqiptar Agim Rrapaj,......

Biznesi, me “shtëpi” të re te piramida - Rama: Ulet papunësia, rriten investimet e huaja. “Shtëpia e re e biznesit do të jetë në një nga kubat e piramidës”
Deklarata është bërë nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, e cila u......

Presidenti Begaj miraton ndryshimet në qeveri – Dekretohet Gonxhja dhe ridekretohet Mete
Me dekret Presidenti Bajram Begaj ka miratuar shkarkimin e Elva Margaritit nga Ministria e Kulturës dhe Ervin Metes nga posti i Ministrit të Financave dhe......

60.8 mln lekë për mirëmbajtjen e TAP - Hapet tenderi për aktivitetet e inspektimit, të nevojshme për identifikimin e problemeve
Mirëmbjatja e tubacionit të gazsjellësit Trans Adriatik në territorin shqiptar pritet të kushtojë rreth 60.8 mln lekë, deri në shtatorin e vitit që vjen.......

Cilat janë sfidat e bizneseve shqiptare? - Anketa e RCC: Largimi i të rinjve të talentuar dhe mungesa e fuqisë punëtore
Paqëndrueshmëria makroekonomike, korrupsioni dhe kriza e migrimit janë problemet kryesore me të cilat përballet biznesi shqiptar. Këtë tregojnë të dhënat më të......

Ku është më e rrezikshme të jesh shofer? - Libani zë vendin e parë, Shqipëria pozicionohet në mes të renditjes
Pa dyshim që drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në zonat e pazhvilluara, përballen me problematika të ndryshme. Specialistët e Pozicionimit Global (Global......

Pensionet private, kufij striktë për shoqëritë administruese - Raportim të detyruar në AMF për mjaftueshmërinë e fondeve
Shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve private do të jenë të detyruara të kenë një kapital minimal të vetin në fondin që administrojnë, ndërkohë që......