Shqipëria Postuar më 6 Tetor 2022, 13:35

Transporti, qarkullimin më të lartë në kohë krize - Kapërcim me 35 %, sektori i shërbimit rritjen më të ulët

Nga SCAN TV
Transporti, qarkullimin më të lartë në kohë krize -

Pavarësisht se po kalojmë një vit me çmime të rritura ndjeshëm, qarkullimi financiar në sektorët kryesorë të ekonomisë përgjatë 9-mujorit regjistron një rritje totale prej 24 për qind.

Referuar të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sektori i transportit ka pasur rritjen më të madhe me afro 35 për qind, i ndjekur nga sektori i tregtisë me 29 për qind.

Më pas renditen sektori i prodhimit dhe ndërtimit, me një rritje të regjistruar respektivisht në nivelin 25 dhe 15 për qind. Ndërkohë që sektori i shërbimit, duket se ka rritjen më të ulët, e cila arrin në nivelin 13 për qind.

Sipas Ministrisë së Financave,  një ndikim të rëndësishëm në rritjen e qarkullimit të sektorëve kryesorë të ekonomisë, ka pasur zenoni veror, pasi  nëse për tremujorin e dytë  të vitit rritja totale ka qenë me 16%, përsa i përket periudhës 8 mujore janar– gusht është rritur me 24%.

Referuar Ministrisë së Financave, Nn nivel 6-mujor, ekonomia shqiptare është rritur me 4.17 %. Ministria e Financave dhe Ekonomisë i qëndron parashikimeve të fillim vitit për një rritje ekonomike mbi 3.2 % gjatë vitit 2022.

Pavarësisht krizave të njëpasnjëshme, në krahasim me vitin 2019, financat raportojnë se aktiviteti ekonomik në vend është rritur për gjashtë mujorin e parë deri në 7.75 %.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video