Tender për makinat elektrike - 83.3 mln lekë për instalimin e karikuesve në disa qytete e pika kufitare

Agjencia për Eficiencën e Energjisë do të nisë instalimin e karikuesve për makinat elektrike, në disa qytete e pika kufitare. Ky dikaster parashikon të hapë së shpejti një tender me vlerë 83.3 mln lekë, për pajisjen me infrastrukturën e domosdoshme për këtë kategori automjetesh.
E njëjta procedurë u hap edhe në muajin qershor të këtij viti, por ajo u anulua për shkak të rrethanave të ndryshimit të aftësisë paguese të autoritetit kontraktor. Referuar procedurës së mëparshme, karikuesit parashikohej të vendoseshin në qytetet e Sarandës, Vlorës, Korçës, Durrësit dhe Elbasanit, si dhe në pikat kufitare të Hanit të Hotit, Kakavijës, Durrësit dhe Vlorës.
Në dokumentet e tenderit specifikohej se një nga objektivët kryesorë është reduktimi i shkarkimeve të CO2 si dhe ndikimet në mjedis. Kjo, duke marrë në konsideratë se sektori i transportit është edhe ndotësi më i madh dhe burimi i prodhimit të gazrave me efekt serë.
Gjithashtu, ky sektor është konsumatori më i madh në Shqipëri për konsumin e energjisë krahasuar me kërkesën totale finale për energji, duke shkuar në 40.5% të saj. Ndërkohë që, mbështetur në Planin Kombëtar të Veprimit për Energjinë dhe Klimën në lidhje me sektorin e transportit vendi ynë ka si detyrim uljen e konsumit të karburanteve fosile si dhe ndotjes së ambjentit që vjen prej tij. Për këtë qëllim objektivi i qeverisë shqiptare është instalimi i 200 deri 300 stacione karikimi deri në vitin 2025 në të gjithë vendin.
Ola Mitre/SCAN
Sondazh

Po shkurtohen vende pune! - Eksportuesit, në pritje të reagimit nga BSH dhe Financat
Eksportuesit janë në pritje të qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për të reaguar në lidhje me kërkesat e tyre për amortizimin e humbjeve të shkaktuara nga......

Hapen aplikimet në e-Albania për punonjësit e administratës publike që përfitojnë kredi të lehtësuara për blerje banese!
Sipas njoftimit për media të publikuar ditën e sotme kanë nisur, aplikimet për punonjësit e administratës publike që përfitojnë nga programi i kredisë së......

Denaj me peshkatarët ne Shirokë: Liqeni, gjenerues punësimi, turizmi dhe zhvillimi ekonomik!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një vizite në Shirokë të Shkodrës, u ka bërë thirrje peshkatarëve për të rritur bashkëpunimin me......

BE heq ndalimet për grurin ukrainas, por Polonia dhe Hungaria mbajnë embargon!
Komisioni Europian ka hequr ndalimet e përkohshme për grurin ukrainas pasi Kievi ra dakord të forcojë kontrollin mbi eksportet e tij bujqësore. Por masa nuk......

TikTok goditet me 345 milionë euro gjobë sipas rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave!
Një hetim zbuloi se llogaritë e TikTok që u përkisnin adoleshentëve ishin publike si parazgjedhje gjatë procesit të regjistrimit, duke lejuar këdo që të......

Rusia rrit normën e interesit në 13% ndërsa rubla vazhdon të luftojë kundrejt dollarit!
Banka Qendrore e Rusisë rriti normën e saj kryesore të huadhënies me një pikë përqindjeje në 13% të premten, një muaj pasi vendosi një rritje edhe më të......

Lindja e Mesme, sërish “bankomati” i planetit - Investime dhjetra miliardë dollarë në mbarë botën nga vendet e Gjirit
E etur për të ngritur profilin e saj global dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me Perëndimin, të cilat u ndërprenë në vitin 2018 pas vrasjes së......

2.7 trilionë dollarë në vit për zero emetime - Objektivi vendoset deri në vitin 2050
Një investimi global prej 2.7 trilionë dollarë në vit nevojiten për të arritur emetimet neto zero deri në vitin 2050 dhe për të shmangur rritjen e......