2.7 trilionë dollarë në vit për zero emetime - Objektivi vendoset deri në vitin 2050

Një investimi global prej 2.7 trilionë dollarë në vit nevojiten për të arritur emetimet neto zero deri në vitin 2050 dhe për të shmangur rritjen e temperaturave mbi 1.5 gradë Celsius këtë shekull, sipas një raporti nga “Wood Mackenzie”.
Shkencëtarët shprehen se bota duhet të kufizojë rritjen mesatare të temperaturës globale për të shmangur efektet katastrofike nga ndryshimet klimatike. Shumë qeveri janë zotuar të reduktojnë emetimet në zero neto deri në mesin e shekullit për të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi. Megjithatë, shumica e vendeve nuk janë në rrugën e duhur për të përmbushur as objektivat e emetimeve deri në vitin 2030, e aq më pak ato të 2050 - ës, thuhet në raport.
Niveli zero i emetimeve i referohet uljes së tyre sa më afër zeros të jetë e mundur me çdo emetim të mbetur të ri-thithur nga atmosfera, për shembull nga oqeanet dhe pyjet.
Premtimet ekzistuese të qeverive për uljen e emetimeve do të dështojnë për sa i përket ndalimit të temperaturave globale nga rritja mbi 1.5C dhe ka të ngjarë të vendosin botën në rrugën e ngrohjes me 2.5C deri në vitin 2050, sipas Kombeve të Bashkuara.
“Wood Mackenzie” tha se për të dekarbonizuar sektorin e energjisë investimi prej 1.9 trilionë dollarë në vit është i domosdoshëm dhe kjo duhet të rritet me 150% - ose 2.7 trilionë dollarë në vit - për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius. Tre të katërtat e këtij investimi nevojiten në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës.
Burimet e rinovueshme si energjia e erës dhe diellit duhet të bëhen burimi kryesor i furnizimit me energji në botë për të mbështetur elektrifikimin e transportit dhe prodhimin e hidrogjenit të gjelbër, thuhet ndër të tjera në raport. Nafta dhe gazi kanë ende një rol për të luajtur si pjesë e një tranzicioni të menaxhuar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Tregu i tretë më i madh i konsumit deri në 2027 - Shpenzimet e familjeve në Indi pritet të rriten me 29%
India pritet të bëhet tregu i tretë më i madh i konsumit në botë deri në vitin 2027, pasi numri i familjeve me të ardhura të mesme dhe të larta rritet, sipas......

Europa, e “etur” për gaz me çmim të lirë - Lufta energjetike konsiderohet e përfunduar
Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhej në Europë menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës ishte se si ajo mund të bëhej e pavarur nga importet e gazit natyror,......

Edicioni i 5 “Balfin Innovation Summit” - Skuadrat prezantojnë projektet novatore në marketing, sistemin bankar e tregjet financiare
Pesë skuadra me punonjës të Grupit BALFIN prezantuan idetë e tyre novatore në edicionin e pestë të Balfin Innovation Summit. Në fjalën e tij përshëndetëse,......

Regjistrimet e nxënësve në e-Albania, deri më 30 shtator – Vendimi i fundit i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministria e Arsimit dhe Sportit u jep mundësinë të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar, të cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e-Albania,......

Projekti i rrugës Elbasan-Lekaj, gati për 2 vjet - Korridori VIII/ ARRSH shpall kompaninë fituese, me ofertë 75 mln lekë
Projektimi i aksit rrugor Elbasan – Lekaj, që është pjesë e korridorit VIII do të jetë gati pas 2 vitesh. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur konsorciumin e......

5 shtetet që na furnizojnë me qumësht - 8-mujori/ Import 15 milionë dollarë nga 35 vende
Përpos prodhimit vendas, qoftë nga kompanitë por edhe nga blerjet direkt tek fermerët, një pjesë e nevojave të konsumatorë shqiptarë për qumësht plotësohen......

Çfarë përfitimesh sjell Censi për ekonominë? - Xhepa: Diagnozë e situatës reale të vendit dhe politika konkrete
Censi i popullsisë dhe banesave do të fillojë më 18 Shtator dhe pas 12 vitesh do të sigurohen të dhëna mbi karakteristikat demografike, sociale, ekonomike në......

Balluku në Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike: Kemi forcuar mbrojtjen, dixhitalizimi prioritet
Qendra Operacionale e Sigurisë Kibernetike, një strukturë e sigurisë së lartë, e ngritur nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë......