Shqipëria Postuar më 15 Shtator 2023, 17:38

Edicioni i 5 “Balfin Innovation Summit” - Skuadrat prezantojnë projektet novatore në marketing, sistemin bankar e tregjet financiare

Nga SCAN TV

Pesë skuadra me punonjës të Grupit BALFIN prezantuan idetë e tyre novatore në edicionin e pestë të Balfin Innovation Summit. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Grupit, Samir Mane, u konfirmoi pjesëmarrësve se idetë e reja janë ato që e kanë bërë BALFIN të gjejë vazhdimisht tregje të reja dhe, në 30 vite, të rritet në standarde biznesi dhe etike. Sinkron: “ Risitë që na presin në të ardhmen janë ato që na shtyjnë përpara. I uroj suksese të gjithë konkurrentëve.

Fituesi i vërtetë mbetet Grupi BALFIN që ka novatorë si ju në mesin e tij.” Projekti “BPZ Investment Services” analizoi mundësinë e investimeve të likujditeve në tregjet financiare. “Creating Tirana’s Card Poëer Platform” propozoi krijimin e një platforme që mundëson pagesën përmes smartfonit. Ndër të tjera Jumbo prezantoi “Influencia” një platformë teknologjike marketingu që ndihmon bizneset të ndërtojnë partneritetet e duhura me personazhet e mirënjohura rrjeteve sociale.

“Transforming Tirana Bank – Your Fast Track to Funds”, projekt nga zyrat qendrore të Grupit BALFIN, propozoi një zgjidhje të re digjitale për huamarrësit e Tirana Bank e cila optimizonte procesin dhe përvojën.

“Happy Pay”, projekti i OnSolutions, kombinonte programin Happy me një portofol digjital duke lehtësuar dhe digjitalizuar pagesat. Edlira Muka, Drejtoreshë Ekzekutive e Grupit BALFIN, shprehu optimizmin për cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të propozuara nga punonjësit. Sinkron: “Unë shoh te ju të ardhmen e Grupit BALFIN.

Hapat e vegjël sjellin ndryshime të mëdha. Jemi të privilegjuar të punojmë në një mjedis ku të gjithë ne mund të bëjmë ndryshimin, për kolegun që është pranë nesh, për klientët që po u shërbejmë, për partnerët tanë të biznesit.” Juria vlerësoi BPZ Investment Services nga Krisian Zavalani si projektin novator me impaktin më të madh që kthen vlerë në kohën më të shkurtër. Fituesi u vlerësua nga Grupi BALFIN me një çmim prej €5,000.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat