5 shtetet që na furnizojnë me qumësht - 8-mujori/ Import 15 milionë dollarë nga 35 vende
Përpos prodhimit vendas, qoftë nga kompanitë por edhe nga blerjet direkt tek fermerët, një pjesë e nevojave të konsumatorë shqiptarë për qumësht plotësohen nga importi. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë periudhës Janar-Gusht 2023, janë importuar nga jashtë kufijve 15 mijë ton qumësht me vlerë afro 1.5 miliardë lekë.
Por cilat janë shtetet kryesore që na furnizojnë më qumësht? Të dhënat e doganave tregojnë se vendin e parë e mban Serbia, tashmë prej vitesh, ky shtet qëndron në krye të listës sa i takon këtij produkti, ku në 8 muaj ka eksportuar 5 mijë ton. Në vendin e dytë është Italia, me rreth 3.5 mijë ton të importuara gjatë këtij viti, ndjekur nga Hungaria me 1.9 mijë ton.
Më pas renditet Kosova me 1.3 mijë ton dhe Bosnje-Hercegovina me 1.1 mijë ton. Këto 5 vende zënë 85.4 për qind të peshës së importeve të këtij produkti, ndërsa në total janë 35 shtete nga ku furnizohemi, edhe pse në sasi të moderuara. Inflacioni në vend ka prekur edhe këtë produkt ku ka pasur një rritje të ndjeshme të çmimeve si për markat vendase ashtu edhe ato të huaja.
Ndërkohë Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një procedurë të hetimit paraprak në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit për shkak të çmimeve të rritura në të njëjtin nivel nga kompanitë vendase.
Elisabeta Dosku/SCAN

Çfarë përfitimesh sjell Censi për ekonominë? - Xhepa: Diagnozë e situatës reale të vendit dhe politika konkrete
Censi i popullsisë dhe banesave do të fillojë më 18 Shtator dhe pas 12 vitesh do të sigurohen të dhëna mbi karakteristikat demografike, sociale, ekonomike në......

Balluku në Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike: Kemi forcuar mbrojtjen, dixhitalizimi prioritet
Qendra Operacionale e Sigurisë Kibernetike, një strukturë e sigurisë së lartë, e ngritur nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë......

Franca i kërkon fermerëve më shumë mish por me çmim të ulët – Kërkesa në kundërshtim me lobimin e Macron pas ardhjes në pushtet
Franca po u kërkon fermerëve të saj të prodhojnë më shumë mish me çmime të ulëta në një kthesë të madhe në bujqësinë e fabrikës, me inflacionin që godet......

Nafta sapo arriti nivelin më të lartë të vitit - Disa analistë presin një kthim në 100 dollarë përpara vitit 2024!
Çmimet e naftës u ngjitën në nivelin më të lartë të vitit këtë javë, duke zgjatur një rritje që ka vënë në fokus një kthim në 100 dollarë për fuçi. Në të......

Tregtia me pakicë përshpejton rritjen - Ngjitet me 5.8% në tremujorin e dytë. Ndikoi turizmi
Shifrat tregojnë se konsumi për shkak të turizmit është rritur duke rritur rrjedhimisht edhe tregtinë. Sipas të dhënave të INSTAT tregtia më pakicë e ka......

‘Një kthim vizite’ - Putini pranon "me mirënjohje" ftesën e Kim Jong Un në Korenë e Veriut
Pasi diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un udhëtoi në lindjen e largët të Rusisë, presidenti rus Vladimir Putin pranoi një ftesë nga Kim për të vizituar......

Një ishull italian po lë të huajt të jetojnë pa qira për 3 muaj!
Ollolai ndodhet në zonën e egër Barbagia, larg brigjeve të mbushura me VIP-a të Sardenjës, një vend ku mbijetojnë traditat e vjetra dhe banditët dikur jetonin......

Rrugët më të mira dhe më të këqija në Europë! - Si pozicionohet Shqipëria?
Vendi europian që krenohet me disa nga infrastrukturat më të mira të çiklizmit në botë, dallohet gjithashtu në mbarë botën për shkak të disa prej rrugëve më të......