Hapen aplikimet në e-Albania për punonjësit e administratës publike që përfitojnë kredi të lehtësuara për blerje banese!

Sipas njoftimit për media të publikuar ditën e sotme kanë nisur, aplikimet për punonjësit e administratës publike që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës. Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se sistemi i aplikimit për këtë program tashmë është finalizuar dhe ky shërbim mundësohet që prej ditës së sotme në portalin e-Albania, në linkun:
https://e-albania.al/ealbaniaservices/useservice.aspx?service_code=15809
Gjithashtu bazuar në këtë njoftim numri i përfituesve për vitin 2023 do të jetë 300 në total, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave për tre kategori, konkretisht:
- 100 për mjekët e sistemit shëndetësor;
- 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit;
- 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura.
Programi i strehimit social për kreditë e lehtësuara për blerjen e banesës për punonjësit e administratës u bë i mundur falë ndryshimeve në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social” të cilat u miratuan nga Kuvendi i Shqipërisë në qershor 2023 dhe këto kredi do të përfitohen me interes 0% për kategoritë e mësipërme.
Në zbatim të këtyre ndryshimeve ligjore, Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime, konkretisht:
- Vendimi nr. 468, datë 26.7.2023, “Për trajtimin me kredi të lehtësuar të të punësuarve në administratën publike për blerjen e banesës”, i cili parashikon procedurën, kriteret, apo dokumentacionet që duhet të plotësohen, për të aplikuar për programin e kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës, për punonjësit e administratës publike;
- Vendimi nr. 469, datë 26.7.2023, “Për miratimin e kuotave të përgjithshme të kredive të reja për kategoritë prioritare të të punësuarve përfitues në administratën publike”.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Denaj me peshkatarët ne Shirokë: Liqeni, gjenerues punësimi, turizmi dhe zhvillimi ekonomik!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një vizite në Shirokë të Shkodrës, u ka bërë thirrje peshkatarëve për të rritur bashkëpunimin me......

BE heq ndalimet për grurin ukrainas, por Polonia dhe Hungaria mbajnë embargon!
Komisioni Europian ka hequr ndalimet e përkohshme për grurin ukrainas pasi Kievi ra dakord të forcojë kontrollin mbi eksportet e tij bujqësore. Por masa nuk......

TikTok goditet me 345 milionë euro gjobë sipas rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave!
Një hetim zbuloi se llogaritë e TikTok që u përkisnin adoleshentëve ishin publike si parazgjedhje gjatë procesit të regjistrimit, duke lejuar këdo që të......

Rusia rrit normën e interesit në 13% ndërsa rubla vazhdon të luftojë kundrejt dollarit!
Banka Qendrore e Rusisë rriti normën e saj kryesore të huadhënies me një pikë përqindjeje në 13% të premten, një muaj pasi vendosi një rritje edhe më të......

Lindja e Mesme, sërish “bankomati” i planetit - Investime dhjetra miliardë dollarë në mbarë botën nga vendet e Gjirit
E etur për të ngritur profilin e saj global dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me Perëndimin, të cilat u ndërprenë në vitin 2018 pas vrasjes së......

2.7 trilionë dollarë në vit për zero emetime - Objektivi vendoset deri në vitin 2050
Një investimi global prej 2.7 trilionë dollarë në vit nevojiten për të arritur emetimet neto zero deri në vitin 2050 dhe për të shmangur rritjen e......

Tregu i tretë më i madh i konsumit deri në 2027 - Shpenzimet e familjeve në Indi pritet të rriten me 29%
India pritet të bëhet tregu i tretë më i madh i konsumit në botë deri në vitin 2027, pasi numri i familjeve me të ardhura të mesme dhe të larta rritet, sipas......

Europa, e “etur” për gaz me çmim të lirë - Lufta energjetike konsiderohet e përfunduar
Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhej në Europë menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës ishte se si ajo mund të bëhej e pavarur nga importet e gazit natyror,......