Denaj me peshkatarët ne Shirokë: Liqeni, gjenerues punësimi, turizmi dhe zhvillimi ekonomik!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një vizite në Shirokë të Shkodrës, u ka bërë thirrje peshkatarëve për të rritur bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe qendror me qëllim forcimin e ekosistemit natyror dhe kthimin e kësaj pasurie natyrore në një motor gjenerimi të ekonomisë për banorët e zonës.
Ministrja Denaj, u shoqërua në këtë vizitë nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, si dhe Kryebashkiakut i Shkodrës Benet Beci.
“Në vizitën e parë në terren në Shirokë, së bashku me kolegen Spiropali, të mikpritur nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci dhe përfaqësuesit e shoqatës së menaxhimit të peshkimit, biseduam mbi të gjitha problematikat që ata kanë”, bëri të ditur Denaj përmes rrjeteve Sociale.
“Këta peshkatarë, që jetën e tyre e kanë lidhur me peshkimin, nuk shërbejnë vetëm për familjet e tyre, por dhe për numrin e madh të turisteve vendas dhe të huaj, që gjatë këtij viti arritën shifra rekord”, vijoi ajo.
Denaj bëri të ditura dhe pikat mbi të cilat u diskutua me peshkatarët. “Gjatë bisedës me ta diskutuam mjaft çështje si gjuetia pa kriter, pamundësia për të krijuar njësi ekonomike për kultivimin e peshkut, si dhe heqja e rrethimeve amatore”, sqaroi Denaj.
“Ftova anëtarët e kësaj shoqate që të rrisin bashkëpunimin me pushtetin vendor, me besimin që me kryetarin shume aktiv të bashkisë, Beci, liqeni i Shkodrës, si pasuri natyrore të marrë vëmendjen e duhur duke u kthyer në motor gjenerimi ekonomie për banorët e kësaj zone, por mbi të gjitha për ekosistemin tonë natyror”, përfundoi ajo.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

BE heq ndalimet për grurin ukrainas, por Polonia dhe Hungaria mbajnë embargon!
Komisioni Europian ka hequr ndalimet e përkohshme për grurin ukrainas pasi Kievi ra dakord të forcojë kontrollin mbi eksportet e tij bujqësore. Por masa nuk......

TikTok goditet me 345 milionë euro gjobë sipas rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave!
Një hetim zbuloi se llogaritë e TikTok që u përkisnin adoleshentëve ishin publike si parazgjedhje gjatë procesit të regjistrimit, duke lejuar këdo që të......

Rusia rrit normën e interesit në 13% ndërsa rubla vazhdon të luftojë kundrejt dollarit!
Banka Qendrore e Rusisë rriti normën e saj kryesore të huadhënies me një pikë përqindjeje në 13% të premten, një muaj pasi vendosi një rritje edhe më të......

Lindja e Mesme, sërish “bankomati” i planetit - Investime dhjetra miliardë dollarë në mbarë botën nga vendet e Gjirit
E etur për të ngritur profilin e saj global dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me Perëndimin, të cilat u ndërprenë në vitin 2018 pas vrasjes së......

2.7 trilionë dollarë në vit për zero emetime - Objektivi vendoset deri në vitin 2050
Një investimi global prej 2.7 trilionë dollarë në vit nevojiten për të arritur emetimet neto zero deri në vitin 2050 dhe për të shmangur rritjen e......

Tregu i tretë më i madh i konsumit deri në 2027 - Shpenzimet e familjeve në Indi pritet të rriten me 29%
India pritet të bëhet tregu i tretë më i madh i konsumit në botë deri në vitin 2027, pasi numri i familjeve me të ardhura të mesme dhe të larta rritet, sipas......

Europa, e “etur” për gaz me çmim të lirë - Lufta energjetike konsiderohet e përfunduar
Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhej në Europë menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës ishte se si ajo mund të bëhej e pavarur nga importet e gazit natyror,......

Edicioni i 5 “Balfin Innovation Summit” - Skuadrat prezantojnë projektet novatore në marketing, sistemin bankar e tregjet financiare
Pesë skuadra me punonjës të Grupit BALFIN prezantuan idetë e tyre novatore në edicionin e pestë të Balfin Innovation Summit. Në fjalën e tij përshëndetëse,......