Bota Postuar më 23 Korrik 2022, 12:36

Shkencëtarët kanë gjetur ortekun më të gjatë nënujor në botë!

Nga SCAN TV
Shkencëtarët kanë gjetur ortekun më të gjatë

Studiuesit detarë kanë gjetur një ortek nënujor që është më i gjati në botë. Zbulimi u bë rastësisht kur sensorë specialë detarë u shkëputën nga platforma e tyre dhe filluan të lëvizin në det të hapur.

Nga 14 deri më 16 janar 2020, njëmbëdhjetë sensorë shkëputën platformat e tyre dhe filluan të lëvizin në Oqeanin Atlantik, duke mbledhur të dhëna. Shkencëtarët përdorën disa anije për të kapur sensorët, dhe si rezultat ata arritën të merrnin të dhëna të vlefshme.

Informacioni i marrë bëri të mundur zbulimin e një orteku nënujor që u formua më 14 mars 2020 dhe udhëtoi 1.1 km nga gryka e lumit Kongo në zonën e ujit të thellë. Për momentin, orteku ndodhet në një thellësi prej 4.5 km.

Dy faktorë kontribuuan në formimin e ortekut më të gjatë nënujor në botë - përmbytjet në lumin Kongo dhe një seri baticash veçanërisht të fuqishme pranverore.

Orteku, siç doli, jo vetëm u bë rekord në gjatësi, por dëmtoi edhe disa kabllo komunikimi të vendosura përgjatë shtratit të detit.

Për shkak të kësaj, u regjistruan probleme me rrjetet e telekomunikacionit në Afrikën Jugore, Qendrore dhe Perëndimore.

Shkencëtarët shpresojnë se studimi i një orteku nënujor do të bëjë të mundur parashikimin më efektiv të ngjarjeve të tilla.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......