Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit!

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet të shtunën dhe të dielën për një vizitë dyditore në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Scholz shoqërohet në këtë udhëtim nga një delegacion i madh biznesmenësh, Të tre vendet janë eksportues shumë të rëndësishëm të naftës dhe gazit. Qeveria gjermane shpreson që gjatë vizitës të nënshkruhen kontrata konkrete në bashkëpunimi, thanë të premten qarqe qeveritare në Berlin.
Vizita e Scholzit në tre vendet e gadishullit arabik do të kërkojë shumë ndjeshmëri diplomatike, për shkak se mes Gjermanisë dhe këtyre vendeve ka mospërputhje të mëdha për të drejtat e njeriut. "Kancelari do të takojë partnerë të vështirë gjatë këtij udhëtimi," u bë e ditur nga zyra e kancelarit në prag të nisjes.
Një nga bashkëbiseduesit më të vështirë konsiderohet Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman. 36-vjeçari është kreu faktik i monarkisë arabe. Sipas shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai ka lejuar vrasjen e gazetarit të "Washington Post" Jamal Khashoggi. Vrasja e bujshme ndodhi në nëntor 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Princi i kurorës e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Por vrasja e gazetarit asokohe çoi në një izolim ndërkombëtar të Arabisë Saudite dhe si pasojë edhe në një krizë të marrëdhënieve gjermano-saudite. Por që nga fillimi i Luftës së Rusisë në Ukrainë krerët e shteteve perëndimore filluan ta thyejnë akullin dhe të afrohen me Arabinë Saudite. Edhe presidenti amerikan Joe Biden u detyrua t'i shtrinte dorën princit saudit.
Në Gjermani pritet së paku që kancelari të mos heshtë për këtë çështje por edhe për çështje të tjera, si pjesëmarrja e Arabisë Saudite në luftën e Jemenit. Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Bundestag, Renata Alt, ka kërkuar nga kancelari që të pozicionohet qartë. Lufta në Jemen ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha humanitare në të gjithë botën, tha Alt. Ajo kërkoi nga Scholz që ai të angazhohet për zgjatjen e armëpushimit, i cili skadon më 2 tetor. "Sado i rëndësishëm që mund të jetë furnizimi me energji elektrike, aq i rëndësishëm është edhe respektimi i të drejtave të njeriut në të gjithë botën," u shpreh politikania liberale të premten në Berlin. Scholz do të vazhdojë të dielën udhëtimin në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Kush janë 10 Flamujt më të vjetër në botë - Në renditje edhe flamuri Shqiptar
Të gjurmosh origjinën e saktë të çdo flamuri nga e gjithë bota mund të jetë e vështirë pasi shumë prej tyre nuk kanë histori konkrete. Disa nga flamujt më të......

Reklamonte një shërbim mjaft të pazakontë në internet – Policia spanjolle arreston burrin që merrte përgjegjësi për shkeljet rrugore nga persona të tjerë
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një burrë që ka rrëfyer 100 shkelje të trafikut të kryera nga persona të tjerë. Garda Civile e Ishujve Balearik......

“Ekonomia e MB po shtyp frenat” - Ligjvënësi britanik këshillon investitorët që të heqin paratë e tyre nga Mbretëria e Bashkuar
Në një shkrim në Financial Times, shefi i strategjisë globale për Charles Stanley, John Redwood, këshillon investitorët që të heqin paratë e tyre nga Mbretëria......

Makina elektrike “Made in Bulgaria” - Sin Cars synon të ardhura vjetore mbi 5 miliardë euro deri në vitin 2030
Prodhuesi bullgar i automjeteve elektrike (EV) Sin Cars Industry tha se të ardhurat e saj vjetore do të kalojnë 5 miliardë euro (4.87 miliardë dollarë) deri në......

Macron: Franca nuk mund të mbështetet vetëm në burimet e rinovueshme apo energjinë bërthamore
Presidenti Emmanuel Macron inauguroi parkun e parë të erës në det të hapur të Francës dhe premtoi të dyfishojë shpejtësinë e lejeve për burimet e rinovueshme,......

Shtrenjtimi i energjisë/ KESH merr edhe 8 miliardë lekë nga qeveria!
Krahas rritjes së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë në muaj, një tjetër fond i rëndësishëm është......

ERE ‘vulos” vendimin, shtrenjtohet energjia elektrike për familjet. Nga 1 tetori, kush konsumon mbi 800 kwh, paguan më shumë
Shtrenjtimi i energjisë elektrike për ata që konsumojnë më shumë se 800 kilovatë në muaj ka marrë edhe miratimin e Entit Rregullator të Energjisë. Në këtë......

‘Abuzim me tenderët’ – Arrestohen 4 punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës!
Policia e Shtetit bën me dije se është finalizuar operacioni i quajtur ‘Tenderët’ gjatë të cilit u arrestuan 4 punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës,......