Scholz: Ballkanin Perëndimor e duam dhe na duhet në BE!
Në deklaratën qeveritare në prag të samitit të BE-së, Olaf Scholz, u pozicionua qartë në anën e gjashtë vendeve të rajonit dhe i bëri thirrje Bullgarisë të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut
Kancelari gjerman Olaf Scholz, u shpreh në Bundestag, mirëkuptues ndaj pakënaqësisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai tha të mërkurën pasdite se nuk është i sigurt nëse do të zhvillohet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE, i paraparë për të enjten paradite, 23.06. në Bruksel.
"Unë po e them shumë qartë: Shpresoj që samiti të mbahet. Sipas informatave tona, nuk është e sigurt që do të mbahet. Dhe që të jem i sinqertë, kjo nuk më çudit. Sepse kur ngjall shpresa, kur i ke futur këto vende në një rrugë dhe kur i bind se ia vlen që të ecin në rrugën drejt BE-së, dhe ata i bëjnë të gjitha përpjekjet, rrezikojnë konflikte politike brenda vendit, madje, një vend, Maqedonia e Veriut, ndryshon edhe emrin që të mos jetë në grindje me Greqinë, atëherë është konsekuente që vendimmarrësit dhe qytetarët e tyre ta shprehin pakënaqësinë që kanë".
Scholz megjithatë nënvizoi se nëse samiti do të mbahet, ai nuk do të jetë i lehtë. Por për Gjermaninë është e rëndësishme që të pozicionohet. Gjermania është në anën e tyre.
Heqja e parimit të unanimitetit
Më parë kancelari socialdemokrat ishte shprehur për heqjen e parimit të unanimitetit në politikën e jashtme dhe kishte thënë se, sikurse Ukraina dhe Moldavia, që do të marrin një përgjigje të fortë ndaj kërkesës së tyre për status kandidati, edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, meritojnë një përgjigje të qartë.
Politikani socialdemokrat përshkroi me ton dhe fjalë emocionale, të pazakonta për të, gjendjen në të cilën ndodhet Ballkani Perëndimor sot, duke sjellë para deputetëve një mbresë që kishte marrë nga takimi i tij i fundit me liderët e Ballkanit në Selanik.
Më tej ai tha se ka ardhur koha që ne e duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ky ishte mesazhi im në udhëtimin tim në rajon. Dhe ky do të jetë gjithashtu mesazhi që duhet të vijë nga takimi i nesërm i BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kritikë ndaj Bullgarisë
Scholz lavdëroi kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, dhe tha se ai luan një rol tejet konstruktiv në bisedat me Shkupin. Ne e dimë se edhe sot ka debate në vend. Prandaj edhe unë shpresoj që Bullgaria të zgjedhë një rrugë, që e bën të mundur ta shpalosë forcën e saj, në Bashkimin Europian, por edhe e bashkuar me fqinjin e saj më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.
Scholz tha se i mbështet përpjekjet e kryesisë franceze të BE-së, për të ndërmjetësuar një kompromis dhe u shpreh optimist që Bullgaria do të gjejë një zgjidhje: "Në fund të fundit, një Ballkan Perëndimor europian i qëndrueshëm dhe i begatë është në të mirën tonë". DW
E . S / SCAN
Sondazh

Forcohet Dollari dhe Franga ndërsa Paundi britanik dobësohet ndjeshëm!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të enjte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë këtë mëngjes me 112.7 lekë dhe është shitur me 113.8 lekë......

Elon Musk: Fabrikat e reja të Tesla-s janë 'duke humbur miliarda dollarë'
Fabrikat e reja të makinave të Tesla Inc në Teksas dhe Berlin po "humbin miliarda dollarë" ndërsa përpiqen të rrisin prodhimin për shkak të mungesës së......

Nga bizneset VIP te Financat! Kush është drejtuesja e re e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave
Elvis Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave është liruar nga detyra. Vendimi është miratuar nga......

Tërmet i fuqishëm në Afganistan: Mbi një mijë viktima, mijëra të plagosur dhe njerëz ende nën rrënoja!
Më shumë se një mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 5.9 që ka goditur juglindjen e Afganistanit mbrëmjen e së......

Çmimet, si ndryshojmë me Europën? - Sa 60.9% e mesatares së Bashkimit Europian, jemi më të shtrenjtët në rajon!
Në Shqipëri, gjatë vitit 2021, çmimet për konsumin final janë sa 60.9% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Këto të dhëna vijnë nga publikimi më i......

Komisioni Europian, disa thirrje Shqipërisë: “Kujdes me çmimet dhe PPP, mbrojtja sociale dhe shëndetësia të pamundura për ata në nevojë, jo më për popullsinë e gjerë”
Komisioni Europian ka publikuar raportin përmbyllës të vlerësimit të programit të reformave ekonomike për Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate për t`u bërë......

“Nga 1 korriku pagat e ushtarakëve rriten 30%” - Peleshi: Pagë shtesë edhe për strukturën ushtarake të mbrojtjes kibernetike
Nga data 1 korriku paga e forcave ushtarake të vendit tonë do të rritet me 30%. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pas mbledhjes së......

Përmbaruesit shtetërorë pa njohuritë e nevojshme - Drafti, për konsultim: Vonesa të mëdha me ekzekutimet, janë punësuar me 3 muaj provë
Pas Përmbaruesve Privatë, Ministria e Drejtësisë ka arritur në përfundimin se duhet reformuar edhe shërbimi shtetëror i përmbarimit, i cili, sipas saj shfaq......