Tërmet i fuqishëm në Afganistan: Mbi një mijë viktima, mijëra të plagosur dhe njerëz ende nën rrënoja!
Më shumë se një mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 5.9 që ka goditur juglindjen e Afganistanit mbrëmjen e së martës në kufi me Pakistanin. Një zyrtar i qeverisë vendore konfirmoi për BBC se të plagosurit janë me mijëra. Sipas institutit gjeofizik amerikan, lëkundja u regjistrua 44 kilometra në juglindje të Khost, në një thellësi prej 10 kilometrash. Tërmeti u ndje në një rreze prej më shumë se 500 kilometrash, jo vetëm në Afganistan dhe Pakistan por dhe në Indi.
Dëshmitarë konfirmuan se lëkundjet janë ndjerë dhe në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul si dhe në atë të Pakistanit, Islamabad. Tërmeti ka ndodhur në një orar kur shumë persona ishin në gjumë dhe për këtë arsye numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë.
Shumë fshatra janë shkatërruar ndërsa ministria afgane e mbrojtjes deklaroi se ka dërguar në zonë shtatë helikopterë, një numër të madh mjekësh, si dhe tenda ushqim dhe ilaçe.
Qeveria e talebanëve i ka bërë apel organizatave humanitare dhe komunitetit ndërkombëtar që të reagojnë menjëherë për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur në mënyrë që të shmanget një situatë katastrofike.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=4Sv3UmFyioQ
Sondazh

Çmimet, si ndryshojmë me Europën? - Sa 60.9% e mesatares së Bashkimit Europian, jemi më të shtrenjtët në rajon!
Në Shqipëri, gjatë vitit 2021, çmimet për konsumin final janë sa 60.9% e mesatares së çmimeve në Bashkimin Europian. Këto të dhëna vijnë nga publikimi më i......

Komisioni Europian, disa thirrje Shqipërisë: “Kujdes me çmimet dhe PPP, mbrojtja sociale dhe shëndetësia të pamundura për ata në nevojë, jo më për popullsinë e gjerë”
Komisioni Europian ka publikuar raportin përmbyllës të vlerësimit të programit të reformave ekonomike për Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate për t`u bërë......

“Nga 1 korriku pagat e ushtarakëve rriten 30%” - Peleshi: Pagë shtesë edhe për strukturën ushtarake të mbrojtjes kibernetike
Nga data 1 korriku paga e forcave ushtarake të vendit tonë do të rritet me 30%. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pas mbledhjes së......

Përmbaruesit shtetërorë pa njohuritë e nevojshme - Drafti, për konsultim: Vonesa të mëdha me ekzekutimet, janë punësuar me 3 muaj provë
Pas Përmbaruesve Privatë, Ministria e Drejtësisë ka arritur në përfundimin se duhet reformuar edhe shërbimi shtetëror i përmbarimit, i cili, sipas saj shfaq......

Kriza/ Qeveria drejt rishikimit të buxhetit - Paketa e re: 18 mijë lekë deri në fund të vitit për 434 mijë individë
Në kushte kur afati i paketës anti-krizë përfundon në fund të muajit dhe rritja e çmimeve nuk po ndalet, Ministria e Financave parashikon ndryshime në buxhet......

Të punësuarit mbi 80 mijë lekë/muaj detyrim për deklarim - Ulet pragu i plotësimit të DIVA-s në tatime në 1.2 milionë lekë/vit
Çdo person i punësuar në vend me pagë mbi 100 mijë lekë bruto, do të ketë si detyrim plotësimin e Deklaratës Individuale të Vjetore e të Ardhurave pranë......

Firma shtetërore e naftës në Kuvajt: Një ‘premium lufte’ prej 30 dollarë/fuçi po shtohet në çmimet e naftës!
Shefi ekzekutiv i kompanisë shtetërore të naftës të Kuvajtit tha se një "premium lufte" prej 30 dollarësh për fuçi është ndërtuar në koston e naftës. "Unë......

Forumi Ndërkombëtar i Energjisë: Shpenzimet e naftës nuk do të rikuperohen në vitin 2022!
Investimet globale të naftës do të jenë në stanjacion këtë vit dhe madje mund të bien pasi prodhuesit përballen me rritjen e inflacionit dhe çmimet e......