Sa biznese ruse ka në Shqipëri? 68! Pjesa më e madhe në Tiranë dhe Vlorë. Ndarja sipas fushës së veprimtarisë

Të dhënat zyrtare sa i përket investimeve të huaja direkte në vendin tonë tregojnë se në Shqipëri nuk ka investime ruse në këtë formë. Qeveria shqiptare deri më tani ka mbështetur sanksionet e vendeve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, përfshirë ngrirjen e disa aseteve, dhe “goditjen” e 654 individëve dhe 52 subjekte, të listës së Bashkimit Europian dhe që ka shumë pak gjasa të kenë lidhje me Shqipërinë. Pavarësisht kësaj, sipërmarrjet me origjinë ruse, në një mënyrë ose në një tjetër, në shumë pjesë të botës perëndimore janë bërë “shënjestër” e sanksioneve, ose mund të preken indirekt nga to.
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar disa informacione shtesë nga “Qendra Kombëtare e Biznesit” për të kuptuar se sa sipërmarrje me pronësi ruse operojnë në vendin tonë, dhe rezulton se në total janë 68 të tilla, ku 63 janë me pronësi 100% të huaj, pra ruse në rastin konkret, ndërsa vetëm 5 janë në bashkëpronësi me sipërmarrës shqiptarë. Por, ku janë të lokalizuara më së shumti këto kompani? Në Tiranë dhe Vlorë, ku janë përqëndruar 57 ndër 68 kompanitë, ose 84% e totalit. Më saktësisht, në Tiranë gjenden 34 kompani ruse, në Vlorë 23, 9 në Durrës dhe 2 në qarkun e Beratit.
Por, në cilat fusha të ekonomisë operojnë më së shumti kompanitë me origjinë nga Rusia që janë të lokalizuara në vendin tonë? Në vend të parë, dhe që bie kryesisht në sy për shkak të veprimtarisë, janë ato në fushën e “Shërbimeve administrative dhe mbështetëse”, me 14 të tilla, ndërkohë që ndjekin me 11 ndërmarrje ato në fushën e “Aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike”. Ndërkohë, 9 kompani të tjera operojnë në fushën e “Tregtisë me shumicë dhe pakicë; riparimin e automjeteve dhe motorçikletave”. Tetë kompani të tjera operojnë në fushën e “Akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, 6 kompani në “Informacion dhe komunikacion”, 5 kompani në fushën e “Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme”, nga 3 në “Ndërtim”, “Arte, argëtim dhe çlodhje” si dhe “Aktivitete të tjera shërbimi”, 2 në “industrinë përpunuese” dhe nga 1 në “Shëndet dhe aktivitete të punës sociale”, “Industri nxjerrëse” dhe “Arsimim”.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Transporti tejkalon krizën në Janar/ Pasagjerët u dyfishuan, por transporti i mallrave ngre pikëpyetje për tregtinë e jashtme
Të dhënat e INSTAT përmes publikimit “Statistikat e Transportit”, tregojnë se në Janar të këtij viti numri i fluturimeve të kryera ka qenë 2,242, duke u rritur......

Ulen lejet e ndërtimit në T4 2021/ 19.4% më pak se në tremujorin e tretë. Lezha me rënien më të madhe, Vlora me 380% rritje
Numri i lejeve të ndërtimit e ka mbyllur me rënie tremujorin e katërt të vitit që lamë pas. Mbështetur në shifrat e publikimit të “Institutit të Statistikave”......

Depozitat në janar u rritën me 151 mln euro/ Rritja më e madhe që prej janarit të vitit 2010, prej 1.5%, por vetëm në valutë
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë, që i referohen muajit Janar të këtij viti tregojnë se totali i depozitave në paranë e gjerë ka prekur shifrën......

Turizmi në Janar/ 4.8% më shumë të huaj, Spanja dhe Greqia me rritjen më të madhe, por bien ndjeshëm hyrjet nga Kosova
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin Janar të këtij viti, të publikuara nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të treguesve kryesor,......

Borxhi i Shqipërisë u rrit me 1.32 mld euro! Shifrat e 2021-shit, 487 euro për frymë borxh i shtuar, shifra më e lartë në një dekadë
Zyrtarisht, sipas shifrave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, borxhi publik i vendit është ngjitur në rreth 1.38 trilionë lekë gjatë vitit të kaluar,......

Sa shpenzon Shqipëria për mbrojtjen? Vetëm $77 për frymë, ndër 4 vendet e fundit në Europë
Kërcënimi i një konflikti të mundshëm ushtarak në Europë, me përfshirjen e një prej fuqive më të mëdha të Botës, si Rusia, ka rikthyer vëmendjen të fuqia ......

Inflacioni, në 3.8% sipas Eurostat / Norma e njejtë me atë të dhjetorit, çmimet rriten më pak se në Europë
Metodologjia e "EUROSTAT" për matjen e ndryshimit të çmimeve të konsumit, tregon se gjatë muajit janar 2022, inflacioni në vendin tonë regjistrohet në 3.8%.......

Cilët janë tatimpaguesit më të mëdhenj në Shqipëri? “BKT”, “BALFIN”, “KASTRATI”. 10 më të mëdhenjtë derdhën 37.4 mln euro në arkat e shtetit, 16% të totalit
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar kompanitë më të mëdha në vend për të kuptuar se cilët janë tatimpaguesit më të mëdhenj, dhe për të dalë me një listë të......