Rritja e rezervave në SHBA rrëzon naftën - Në sesionin e kaluar, çmimet u rritën me rreth 3%. Ndikoi dobësimi i dollarit

Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e industrisë në SHBA treguan një rritje të ndjeshme të rezervave, gjatë javës së kaluar, kundrejt parashikimeve të analistëve për një rënie të tyre. Këto të dhëna kanë përforcuar shqetësimin për ngadalësimin e kërkesës, në një kohë që furnizimi i tregut po tkurret. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rreth 3%.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi. Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e naftës bruto u rritën me 7.8 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 9 dhjetor, ndërsa analistët parashikonin një rritje prej 3.6 milionë fuçi. Paralelisht, edhe rezervat e benzinës u rritën me 900 mijë fuçi. Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen nga Administrata për Informimin mbi Energjinë, më vonë gjatë ditës së sotme.
Në sesionin e kaluar, ndërkohë, çmimet u rritën ndjeshëm për shkak të dobësimit të dollarit amerikan, por edhe lehtësimit të masave kundër Covid-19 në Kinë. Një tjetër mbështetje, çmimet e kanë gjetur edhe nga mbyllja e tubacionit Keystone, që transporton rreth 620 mijë fuçi nga Kanadaja drejt Shteteve të Bashkuara.
SCAN
Sondazh

Ngadalësimi i inflacionit në SHBA rrëzon dollarin - Rritet me vetëm 0.1% me bazë mujore, tregjet presin takimin e FED
Dollari amerikan është rritur lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të konsiderueshme një ditë më parë, si pasojë e të dhënave mbi inflacionin që treguan një......

Rënie e fortë në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm Dollari, Euro, Paundi dhe Franga!
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie shumë të fortë të kuotës nga dita e djeshme pasi ka humbur gati 2 pikë brenda natës teksa blihet sot me 107.4 lekë......

Rreziku i pastrimit të Parave, Dhoma Amerikane ashpërson tonet - Jaço: Shihet si krim i butë, por ka pasoja shume të rënda. Mbyll bizneset dhe vendet e punës
Në Konferencën Parandalimi i Pastrimit të Parave në Shqipëri, Kreu i Dhomës Amerikane Enio Jaço ka folur me tone mjaft të ashpra mbi faktin që Shqipëria......

BE i vendos Apple një afat të vështirë për karikuesit e iPhone në të gjithë tregun europian!
Të gjithë iPhone-ët e shitur në Bashkimin Europian duhet të jenë në gjendje të karikohen me kabllo USB-C deri më 28 dhjetor 2024. Një ligj i ri është shkruar......

Apeli i Ballukut: Kujdes me konsumin e energjisë! Kurseni edhe për festa!
Afrimi i festave sjell tradicionalisht në Shqipëri një rritje të konsumit të energjisë elektrike, por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit Shqipëria ndodhet në......

Rishi Sunak zbulon planin me pesë pika për emigracionin 'e paligjshëm'
Kryeministri britanik Rishi Sunak i tha Dhomës së Komunave se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të pastrojë numrin e kërkesave për azil deri në fund të vitit......

'Zbulim i rëndësishëm': Kjo bateri e re me kripë deti ka 4 herë kapacitetin e litiumit dhe koston më pak!
Pajisjet elektronike së shpejti mund të mundësohen nga një bateri ultra e lirë e kripës së detit. Studiuesit kanë ndërtuar një bateri të re të lirë me katër......

Japonia përgatitet të shkarkojë ujin nga uzina e Fukushimës në det!
11 vjet pas katastrofës së Fukushimës, Japonia po punon shumë për të kapërcyer sfidat e paraqitura nga uji i saj. Që nga cunami i Tohokut të 11 marsit 2011,......