Shqipëria Postuar më 14 Dhjetor 2022, 09:53

Rreziku i pastrimit të Parave, Dhoma Amerikane ashpërson tonet - Jaço: Shihet si krim i butë, por ka pasoja shume të rënda. Mbyll bizneset dhe vendet e punës

Nga SCAN TV
Rreziku i pastrimit të Parave, Dhoma Amerikane ashpërson tonet -

Në Konferencën Parandalimi i Pastrimit të Parave në Shqipëri, Kreu i Dhomës Amerikane Enio Jaço ka folur me tone mjaft të ashpra mbi faktin që Shqipëria gjendet në listën gri të Moneyval, ndërkohë që kanë ardhur paralajmërime të qarta se pozicioni i saj mund të përkeqësohet. Ai tha se vendi ynë duhet të ndalë ccdo iniciative që bie ndesh me kërkesat e Moneyval, sicc është amnistia fiskale.

Ai tha se pastrimi i parave perceptohet nga publiku si një krim i butë, por në të vëretë pasojat e tij janë shumë të rënda. Penetrimi i parave të krimit e korrupsionit në ekonomi, sipas tij nxjerr njerezit nga puna, mbyll bizneset, demton konsumatoret. Prek investiotoret e huaj. Krijon imazhin e nje tregu te pasigurte, ku bizneset serioze hezitojne.

Konferenca e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim mblodhi bashkë përfaqësues të shoqërisë civile, mediave investigative, shoqata biznesi e përfaqësues të institucioneve publike.

Lorenc Rabeta/ SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 23 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë këtë fillim jave me 84.5 lekë dhe është shitur me 85.5 lekë duke mos pësuar ndonjë ndryshim të konsiderueshëm nga java që lamë......