Rënie e fortë në tregun valutor – Dobësohen ndjeshëm Dollari, Euro, Paundi dhe Franga!

Dollari amerikan ka regjistruar një rënie shumë të fortë të kuotës nga dita e djeshme pasi ka humbur gati 2 pikë brenda natës teksa blihet sot me 107.4 lekë dhe shitet me 109 lekë por duke rikuperuar disi sot në mëngjes.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane gjithashtu ka shënuar zbritje të ndjeshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me ditën e martë është blerë sot me 114.3 lekë dhe është shitur me 115.3 lekë.
Franga zvicerane edhe ajo ka pësuar rënie të konsiderueshme përballë monedhës vendase teksa blihet sot me 115.1 lekë dhe shitet me 116 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi ka pasur edhe ai një rënie të vlerës duke u blerë sot me 132.4 lekë dhe duke u shitur me 133.8 lekë në raport me ditën e djeshme.
SCAN
Sondazh

Rreziku i pastrimit të Parave, Dhoma Amerikane ashpërson tonet - Jaço: Shihet si krim i butë, por ka pasoja shume të rënda. Mbyll bizneset dhe vendet e punës
Në Konferencën Parandalimi i Pastrimit të Parave në Shqipëri, Kreu i Dhomës Amerikane Enio Jaço ka folur me tone mjaft të ashpra mbi faktin që Shqipëria......

BE i vendos Apple një afat të vështirë për karikuesit e iPhone në të gjithë tregun europian!
Të gjithë iPhone-ët e shitur në Bashkimin Europian duhet të jenë në gjendje të karikohen me kabllo USB-C deri më 28 dhjetor 2024. Një ligj i ri është shkruar......

Apeli i Ballukut: Kujdes me konsumin e energjisë! Kurseni edhe për festa!
Afrimi i festave sjell tradicionalisht në Shqipëri një rritje të konsumit të energjisë elektrike, por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit Shqipëria ndodhet në......

Rishi Sunak zbulon planin me pesë pika për emigracionin 'e paligjshëm'
Kryeministri britanik Rishi Sunak i tha Dhomës së Komunave se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të pastrojë numrin e kërkesave për azil deri në fund të vitit......

'Zbulim i rëndësishëm': Kjo bateri e re me kripë deti ka 4 herë kapacitetin e litiumit dhe koston më pak!
Pajisjet elektronike së shpejti mund të mundësohen nga një bateri ultra e lirë e kripës së detit. Studiuesit kanë ndërtuar një bateri të re të lirë me katër......

Japonia përgatitet të shkarkojë ujin nga uzina e Fukushimës në det!
11 vjet pas katastrofës së Fukushimës, Japonia po punon shumë për të kapërcyer sfidat e paraqitura nga uji i saj. Që nga cunami i Tohokut të 11 marsit 2011,......

‘Ndalohet pirja e duhanit për brezin e ardhshëm’ - Zelanda e Re miraton ligjin unik për moshën minimale!
Zelanda e Re ka miratuar një plan unik për të hequr dorë nga pirja e duhanit për brezin e ardhshëm, duke vendosur një ndalim të përjetshëm për të rinjtë që......

Hungaria pranon të heqë veton për paketën e ndihmës prej 18 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën!
Hungaria ka rënë dakord të heqë veton për dërgimin e 18 miliardë eurove ndihmë të BE-së për Ukrainën. Komisioni Europian muajin e kaluar rekomandoi që 7.5......