Rritet deficiti tregtar në Kosovë - Për korrikun ishte 15,8%. Eksporti mbulon importin me 15.2%

Kriza globale e lëndëve të para dhe sidomos ushqimeve ka ndikuar nëgativisht në ekonominë e të gjitha vendeve botërore, por më së shumti atyre vulnerabël. Të dhënat më të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë për një deficit tregtar më të lartë prej 15.8% në muajin korrik 2022, në bazë vjetore. Për sa më sipër, në vlerë monetare deficiti tregtar për këtë muaj arriti në 426.1 milionë euro, krahasuar me shifrën prej 367.8 milionë Euro në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 15.2%. Eksporti i mallrave kishte vlerën 76.2 milionë euro, ndërsa importi 502.4 milionë euro, duke regjistruar përkatësisht rritje vjetore prej 22.5% dhe 16.8%.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 26.1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 16.2% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 13.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.6% e përbëjnë produktet minerale.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.5% e përbëjnë produktet minerale; 13.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.5% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 7.0% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.6% industrisë kimike.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 26.4 milionë euro, ose rreth 34.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje vjetore prej 29.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (10.3%), Italia (4.7%), Danimarka (4.7%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së (27) ishin rreth 210.9 milionë euro, ose 42.0% e totalit të importeve, me rritje vjetore prej 8.6%. Partnerët kryesore për importet ishin: Gjermania (10.6%), Greqia (8.4%), Italia (4.9%), etj.
Në muajin korrik 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-së arritën në 25.8 milion Euro, ose 33.9% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-4.2%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-së ishin: Maqedonia e Veriut (10.7%), Shqipëria (10.4%), Serbia (6.6), dhe Mali i Zi (4.7%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin korrik 2022, arritën në 88.4 milion Euro, ose 17.6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 5.1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.4%), Maqedonia e Veriut (4.5%), dhe Shqipëria (3.8%).
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=x6_-vb1dJp0
Sondazh

Kuba lejon konvertimin e valutave - Vendimi synon të frenojë inflacionit, që sipas ekspertëve të pavarur është 3-shifror
Qeveria e Kubës njoftoi se do të fillonte shkëmbimin e dollarëve dhe valutës së huaj për peson vendase në një bazë të kufizuar pas një pauze dyvjeçare gjatë së......

Nafta tregtohet e qendrueshme - Zbehet frika për uljen e afërt të prodhimit nga OPEC+
Çmimet e naftës kanë lëvizur lehtë të mërkurën pasi tregu u përball me shqetësimet e furnizimit mes sanksionimit të dërgesave ruse dhe tronditjes fillestare të......

Banka e Amerikës: Investitorët nuk duhet të ndjekin shembullin e investimeve të Warren Buffett!
A duhet që investitorët të ndjekin Warren Buffett ndërsa Berkshire Hathaway i tij vazhdon të rrisë aksionet në Occidental Petroleum? Sipas Bank së Amerikës,......

‘Vendimi më i keq i të gjitha kohërave' – Pengu i miliarderit që nuk investoi në 'pak të çmendurin' Elon Musk!
Investitori miliarder John Doerr tha se humbja e një mundësie për të investuar në Tesla në 2007 është një nga keqardhjet e tij më të mëdha. "Dituria......

‘Sa më shpejt të jetë e mundur’ – Organi sindikatave në Britani: Paga minimale duhet të rritet në 15 paund!
Paga minimale në Mbretërinë e Bashkuar duhet të rritet në 15 paund në orë "sa më shpejt të jetë e mundur", thotë Kongresi i Sindikatave të Tregtisë (TUC). Kjo......

Mbikëqyrje me video nëpër thertoret e kafshëve – Spanja bëhet vendi i parë në BE që miraton rregulloren!
Vëzhgimi me video për t'u siguruar që kafshët të trajtohen në mënyrë njerëzore përpara se të vriten është tashmë i detyrueshëm në thertoret spanjolle. Qeveria......

‘Barazohet’ raporti Dollar-Lek dhe Euro-Lek – Rritje e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan pas rritjes së fortë që regjistroi ditën e djeshme duke u blerë 117 lekë dhe pse vijon të qëndrojë në vlera pozitive është blerë sot me 116.5......

Dita e Pavarësisë së Ukrainës - Vendi errësohet nga frika e sulmeve ruse pas 6 muajsh luftime
Ukraina shënoi një ditë të tensionuar pavarësie, me SHBA-në që pritet të shpallë 3 miliardë dollarë të tjera ndihmë, por jo parada apo festa për shkak të......