Bota Postuar më 24 Gusht 2022, 11:05

Kuba lejon konvertimin e valutave - Vendimi synon të frenojë inflacionit, që sipas ekspertëve të pavarur është 3-shifror

Nga SCAN TV
Kuba lejon konvertimin e valutave - Vendimi synon të frenojë

Qeveria e Kubës njoftoi se do të fillonte shkëmbimin e dollarëve dhe valutës së huaj për peson vendase në një bazë të kufizuar pas një pauze dyvjeçare gjatë së cilës banorët iu drejtuan një tregu joformal. Vendimi për të filluar shitjen e dollarëve dhe eurove, synon të minimizojë tregun e zi, tha ministri i ekonomisë, Alejandro Gil, të cilin zyrtarët, pjesërisht, e kanë fajësuar për rritjen e inflacionit.

Peso nuk ka asnjë vlerë jashtë Kubës, kështu që kubanët që kërkojnë të udhëtojnë, migrojnë, ose blejnë mallra bazë në dyqanet e monedhave të forta në ishull janë dyndyur drejt tregut të zi, duke rritur kërkesën për valutë të huaj dhe duke zhvlerësuar monedhën vendase.

Qeveria rregullon kursin e këmbimit, aktualisht 25 pesos për një dollar, por gati tre javë më parë filloi të blejë, edhe pse jo të shesë, valutë të huaj për 120 pesos për dollar, një "hap i parë", tha Gil në fillim të gushtit, në luftën kundër informalitetit në treg.

Peso megjithatë ka vazhduar të bjerë në tregun e zi ende ekzistues, megjithëse të paligjshëm, që nga ai njoftim, duke u dobësuar në 140 për dollar. Presidentja e Bankës Qendrore tha se njoftimi i do të ndihmonte në rritjen e fuqisë blerëse të kubanezëve të cilët I kanë të ardhurat vetëm në pesos, por nuk kanë akses në valutë të huaj përmes remitancave ose industrisë së turizmit.

Kubanët do të kufizohen në një maksimum prej 100 dollarë për transaksion dhe shkëmbime të tilla do të varen nga disponueshmëria e parave të gatshme në çdo vend. Dollarët nuk do të tregtohen në aeroporte. Bankat kubane dhe zyrat e këmbimit ndaluan së pranuari dollarë për qytetarët e saj në vitin 2020, duke përmendur sanksionet e SHBA-së, ndërsa ndaluan shitjen e valutës së huaj për pesos tek publiku menjëherë pas kësaj, duke deklaruar se thjesht nuk kishte para’.

Qeveria tha se inflacioni ishte 77% në vitin 2021 dhe 28% deri në qershor të këtij viti, ndërsa shumë ekonomistë të pavarur brenda dhe jashtë vendit thonë se është treshifror.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=YjsJ-Gzlze8

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat