Rimbursim i TVSH-së dhe paga më dinjitoze - Rama prezanton masat mbështetëse për biznesin fason

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në ambientet e “Shtëpisë së Biznesit” te Piramida, me përfaqësuesit e shoqatës së industrisë me material porositësi (fason), për të diskutuar mbi nevojat për transformimit të mëtejshëm të sektorit.
Kryeministri ka bërë me dije se temë e diskutimeve ishin edhe masat mbështetëse që do të ndërmerren për kapërcimin e sfidave të zhvillimit.
“Diskutuam domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, ndërhyrjet do të stimulojnë pikërisht transformimin dhe investimet në teknologji e inovacion, duke mbështetur me shpejtësi nevojën për likuiditet, nevojën për kreditim të lehtësuar, si edhe për burime njerëzore të kualifikuara.
Po ashtu kryeministri informoi se parashikohet rimbursim i shpejtë i TVSH-së përmes një kanali të dedikuar për kompanitë e kësaj industrie.
Rama u shpreh se do të ofrohet një mekanizm lehtësues (overdraft) për disponimin e shpejtë të likuiditetit, sipas kontratave me porositësit që kompanitë duhet të fusin në prodhim; një garanci sovrane për investime në teknologji dhe inovacion; një skemë financimi për ngritjen e një akademie profesionale për manifakturën dhe trajnimet përkatëse në kompani, janë disa prej masave të tjera të diskutuara në takim.
Kryeministri siguroi se qeveria do të rrisë angazhimin e saj për ta mbështetur më tej këtë sektor që të mbyllë vetë ciklet e prodhimit, si dhe të bëhet më produktiv e më konkurrues duke fuqizuar markën “Made in Albania”.
N.Xh / SCAN
Sondazh

Gjermania është e pasur - Por, gjermanët janë të varfër dhe të zemëruar
Për pjesën më të madhe të historisë së saj të pasluftës, Gjermania ishte një vend prosperiteti dhe stabiliteti politik. Tani, ekonomia e saj është në......

Shpenzimet shëndetësore varen nga ndryshimet klimatike - Bill Gates bën lidhjen e tij dhe jep ide për rrugëdalje
Bill Gates beson se ‘çelësi’ për të luftuar ndryshimet klimatike është përmirësimi i aksesit në kujdesin shëndetësor në vendet në zhvillim, një zonë që......

Kthimet e produkteve ndotin planetin - Vetëm në SHBA, 2.6 milionë ton veshje përfunduan në landfill në 2020
Janari është koha për të rishikuar qëllimet dhe planet dhe për të rinovuar angazhimet për jetën, por edhe për të kthyer produkte që nuk na kënaqin. Me një......

Deficiti buxhetor i Turqisë rritet 900% - Situata më e mirë krahasuar me parashikimet
Deficiti buxhetor i Turqisë u zgjerua me gati 900% në një vit të shënuar nga zgjedhjet presidenciale dhe dy tërmete shkatërruese, rezultat ky që u mirëprit nga......

Kush janë liderët politikë me pagat më të larta në botë?
Të jesh kryetar shteti apo kreu i qeverisë nënkupton një presion të madh nga qytetarët e vendit, si dhe ndërkombëtarisht; orë të gjata, të lodhshme pune dhe......

Me një pagë mbi 100 mijë dollarë në vit – Ja kush është profesioni më i kërkuar për punën nga shtëpia në SHBA
Kompanitë më të kërkuara të punës në distancë që punësojnë nuk janë në teknologji, siç mund të prisni. Kontabilisti është puna më e kërkuar nga shtëpia në treg......

Korridori VIII shkurtohet me 24 km - Punimet, Balluku: Vendet do të lidhen me tunel 5.8 km. Arrihet dakordësia
Pas nënshkrimit të kontratave kanë nisur punimet në lotin III dhe IV të rrugës Elbasan Qafë – Thanë, që është pjesë e korridorit VIII. Gjatë inspektimit të......

Nafta për fermerët, jo me kartë, por në llogari bankare - Zv.ministri i Bujqësisë, Jaupllari jep detajet. Mbështetje edhe për serat
Fermerët, të cilët do të përfitojnë naftë falas nuk do të pajisen me kartë, sikundër po ndodh. Pagesat, tha zv.Ministri i Bujqësisë Arjan Jaupllari do të bëhen......