Rezervat ndërkombëtare arrijnë në 4.05 mld euro. Rritje me 729 mln euro në një vit, ulet pesha e titujve, zgjerohen monedhat dhe depozitat

Stoku i rezervës ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë ka prekur nivelin e 4.05 mld eurove, nga 3.83 mld euro që ishte në muajin shkurt të këtij viti, tregojnë shifrat zyrtare. Ndërkohë, në muajin mars të vitit të kaluar, kjo shifër fiksohej në rreth 3.3 mld euro. Pra, në një vit, rezervat ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë janë rritur me 729 mln euro. Në terma mujorë, pra krahasuar me muajin shkurt, rritja e rezervës ndërkombëtare fiksohet në rreth 5.6%, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Kjo rritje vjen pas dy muajsh me radhë në rënie, si dhe është e dyta më e lartë pas qershorit të vitit të kaluar. Për të gjetur normën tjetër më të lartë duhet të shkojmë deri në tetor të vitit 2018. Në qershor të vitit të kaluar, rezervat ndërkombëtare rriteshin në terma mujorë me rreth 20%, ndërkohë që në tetor të vitit 2018 rriteshin me rreth 7.7%, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë. Mjetet e rezervës të shprehura në ar monetar dhe ato në tituj borxhi regjistrohen në rënie në terma mujorë, ndërkohë që ato të shprehura në monedhë dhe depozita regjistrohen në një rritje të ndjeshme, prej 12.7%, duke prekur nivelin e rreth 1.8 mld eurove.
Ajo që vihet re nga analiza e të dhënave të shifrave të mjeteve të rezervës ndërkombëtare është fakti se, pesha e titujve të borxhit mbi mjetet e rezervës është ulur ndjeshëm në harkun e një viti. Në mars të vitit të kaluar, rezervat ndërkombëtare në formë titujsh borxhi zinin 62% të totalit, ndërsa në mars të këtij viti kjo normë ka zbritur në 47%. Rritje të ndjeshme regjistrojnë ato të shprehura në monedha dhe depozita, nga 31% në 2020-ën, në 45% në mars të këtij viti, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë.
Sondazh

“INSTAT” zhvlerëson rritjen ekonomike për vitin 2019
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave, që i referohen Produktit të Brendshëm Bruto me vlerësime finale për vitin 2018 dhe gjysmë-finale për......

Depozitat ngjiten në 9.12 mld euro. Rriten me 400 mln euro në një vit, rritet edhe pesha e atyre në Lek
Totali i depozitave në paranë e gjerë në sektorin bankar në vendin tonë gjatë muajit mars të këtij viti ka prekur shifrën e 1.12 trilionë lekëve, ose 9.12......

Huaja e re, rekord historik në Mars! Arrin në 22.3 mld lekë, rekord edhe ajo për blerje shtëpie
Huaja e re gjatë marsit të këtij viti ka prekur nivelin e 22.28 mld lekëve, që është edhe niveli më i lartë në terma vjetor gjatë kësaj periudhe kohore që prej......

Shifrat zyrtare të 25 prillit. Pjesëmarrja në 46.2%, më e ulta në histori. PD dhe PS zmadhojnë pjesën e "tortës"
Me mbylljen e numërimit të të gjitha kutive të votimit për subjektet politike, panorama e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill është tashmë......

Statistikat e transportit, rritet volumi i mallrave të transportuara
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë muajit mars të vitit 2021 është rritur volumi i mallrave të transportuara si në rrugë......

PBB prek rekord historik në T1, në 1.68 trilionë lekë, borxhi publik zbret në 75% të PBB
Ekonomia shqiptare duket se ka kapërcyer krizën, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit ka prekur një rekord të ri histroik gjatë tremujorit të parë të......

Lëvizjet e shtetasve, në muajin mars 78.6% më shumë të huaj se një vit më parë. Kosova dhe Zvicra me rritjen më të madhe
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin Mars të këtij viti, të publikuar nga Instituti i Statistikave, paraqesin një rritje të këtij treguesi krahasuar......

Statistika për zgjedhjet parlamentare 2021
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, 3 588 869 qytetarë janë me të drejtë vote të cilët mund të zgjedhin 140 deputetët që do të jenë në parlamentin e......