Shqipëria Postuar më 30 Prill 2021, 11:13

“INSTAT” zhvlerëson rritjen ekonomike për vitin 2019

Nga SCAN TV
“INSTAT” zhvlerëson rritjen ekonomike për vitin 2019

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave, që i referohen Produktit të Brendshëm Bruto me vlerësime finale për vitin 2018 dhe gjysmë-finale për vitin 2019, bëjnë me dije se gjatë vitit 2019 ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje me 2.11% krahasuar me vitin 2018 dhe jo me 2.21% që ishte rezultati vjetor i publikuar nga INSTAT në vitin 2020. Produkti i Brendshëm Bruto i vendit gjatë vitit 2018 shënon një rritje vjetore prej 4.02%, pra rritje më të lartë se ajo e vitit 2019. Po të flasim rreth PBB me çmime korrente në vitin 2019 dhe 2018 shohim se gjatë 2019-ës është vlerësuar 13.7miliardë Euro një shifër më e lartë se ajo e vitit 2018, e cila regjistrohet në 12.8 miliardë Euro.

Sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2019 ky tregues është vlerësuar në 593 mijë lekë ose 4,819 euro, ndërkohë që gjatë vitit 2018 kjo shifër ishte 571 mijë lekë ose e përkthyer në euro 4,476 euro.

Nëse do të shihnim strukturën e PBB-së sipas aktiviteteve ekonomike, peshën më të madhe në ekonomi për vitin 2019 e regjistrojnë “Shërbimet”, gjithsej me 48,4%, duke shënuar një rritje në terma realë me 3,79%, “Industria dhe Ndërtimi” përbëjnë 20,6% të PBB-së. Industria dhe Ndërtimi janë rritur në terma realë përkatësisht: Industria me 3,04% dhe Ndërtimi me 2,21%. Gjithashtu aktivitete që zenë një peshë të konsiderueshme në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto janë edhe "Bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi", të cilat zënë 18.4% të PBB-së.

Sondazh

Poll
Shqipëria 25 Prill

Statistika për zgjedhjet parlamentare 2021

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, 3 588 869 qytetarë janë me të drejtë vote të cilët mund të zgjedhin 140 deputetët që do të jenë në parlamentin e......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat