Qeveria tenton të mbajë paratë brenda vendit - 30 Maji, afati i fundit i raportimit të llogarive të dyshimta financiare nga bankat
Të gjitha institucionet financiare në vend kanë afat deri ditën e Hënë, më 30 Maj 2022, për të raportuar pranë Administratës Tatimore llogaritë e konsideruara si të raportueshme. Ky detyrim është vendosur në kuadër të ligjit të miratuar në Janar të vitit që lam pas “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit për Llogaritë Financiare”.
Duke filluar nga 11.03.2020, kur hyri në fuqi ky Ligj, të gjitha Institucionet Financiare në Shqipëri, përfshirë edhe bankat, janë të detyruara të zbatojnë procedurat dhe masat për përmbushjen e detyrimeve të këtij Ligji. Për të luftuar problemin e evazionit fiskal offshore dhe shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit, autoritet tatimore, në bashkëpunim me vendet e G20 dhe OECD, krijuan një Standard të Përbashkët të Raportimit (CRS) mbi Shkëmbimin Automatik të Informacionit (AEOI).
CRS për AEOI kërkon që institucionet financiare të një juridiksioni raportues, të mbledhin dhe raportojnë informacion tek autoritetet e tyre tatimore në lidhje me mbajtësit e llogarive të cilët janë rezidentë të shteteve të tjera.
Një informacioni i tillë duhet të transmetohet "automatikisht" për çdo vit. Informacioni për t’u shkëmbyer përfshin balancat e llogarive financiare në fund të vitit që raportohet, fitimet kapitale (përfshirë interesat, dividendët, të drejtat dhe të ardhurat nga shitja e aseteve financiare), të raportuara te qeveritë nga institucionet financiare, duke mbuluar llogaritë e mbajtura nga individët dhe entitetet përfshirë trustet dhe fondacionet.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbledh të dhënat nga institucionet financiare dhe e shkëmben atë automatikisht me vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

1 në 4 të rinj, as punon e as shkollohet/ Norma e NEETs në Shqipëri: Ndër më të lartat në Europë, gati dy herë mbi mesataren e BE!
Tradicionalisht, shumica e të rinjve fillojnë të angazhohen në një marrëdhënie pune vetëm pasi kanë përfunduar arsimin e lartë dhe rrallëherë e kombinojnë......

Kompania low-cost do të anulojë më shumë se 200 fluturime gjatë 10 ditëve të ardhshme!
EasyJet do të anulojë më shumë se 200 fluturime gjatë 10 ditëve të ardhshme, duke shkaktuar përçarje për familjet që shkojnë jashtë vendit për pushime......

Qymyri ‘i pistë’ i Gjermanisë nga Kolumbia!
Për shkak të luftës në Ukrainë, Gjermania kërkon tani që të marrë më shumë qymyr nga miniera kolumbiane, El Cerrejón. Kësaj miniere, më e madhja në Amerikën......

Aeroporti i Vjenës tani edhe termocentrali më i madh diellor i Austrisë – Vendi instalon 55,000 panele të reja
Flughafen Wien Group, i cili drejton Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës, tha se ka vënë në punë termocentralin më të madh diellor të Austrisë. Objekti ka një......

Çmimet, më pak mallra në prill/ Bie volumi me 5,7%, fluturimet me rritje deri në 36.2%, “thyejnë” edhe periudhën e para krizës!
Publikimi i fundit nga Instituti i Statistikave konfirmon shifrat e publikuara më parë mbi tregtinë e jashtme të cilat sinjalizonin rritje të import-eksporteve......

Ristrukturohen “drejtoritë e parave” - Thesari i “rikthehet” ministrisë. Doganat ndryshojnë strukturë!
Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime që në thelb ristrukturojnë drejtori të rëndësishme të financave shqiptare. Vendimi i parë është ai për......

Moti gjatë fundjavës? Nga 35 °C në 15 °C, pastaj përsëri deri në 38 °C. Pas vapës, shpërthime polare dhe stuhi në Mesdhe dhe Europë!
Pas një faze të gjatë, shumë të nxehtë, një masë ajri polare është gati të mbërrijë nga Suedia me një kolaps termik prej 10-12 ° C, duke filluar nga Veriu i......

Zhvillimi i sektorit të shërbimeve - Prezantohet raporti, Mustali: Duhet bashkëpunim mes qeverisë e biznesit për hartimin e politikave
Ngushtimi i hendekut mes politikave të qeverisë dhe nevojave që ka biznesi që operon në sektorin e shërbimeve mund të kryhet përmes bashkëpunimit të......