Shqipëria Postuar më 27 Maj 2022, 15:40

Ristrukturohen “drejtoritë e parave” - Thesari i “rikthehet” ministrisë. Doganat ndryshojnë strukturë!

Nga SCAN TV

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime që në thelb ristrukturojnë drejtori të rëndësishme të financave shqiptare. Vendimi i parë është ai për ristrukturimin e Thesarit. Refreuar vendimit, degët e thesarit do të funksionojnë si degë territorial të Ministrisë së Financave. Numri i degëve do të vijojë të mbetet i njëjtë, 36 të tilla. Buxheti i tyre është pjesë e buxhetit të sistemit të ministrisë përgjegjëse për financat.

Misioni i degëve të thesarit është kontrolli financiar dhe kontabël për miratimin e transaksioneve të njësive shpenzuese dhe arkëtuese buxhetore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe raportimi i të dhënave të realizimit të buxhetit.

Vendimi përcakton se drejtuesi i degës territoriale i raporton e i jep llogari drejtpërdrejt sekretarit të përgjithshëm të ministrisë përgjegjëse për financat. Në përditshmërinë e punës së tyre, degët e thesarit komunikojnë dhe raportojnë pranë drejtuesit të njësisë përgjegjëse për thesarin në ministrinë përgjegjëse për financat.

Praktikisht, në këtë rast zhbëhet vendimi i vitit 2008.

Po ashtu, një vendim tjetër i qeverisë është ai për ristrukturimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, duke përcaktuar një rol më të rëndësishëm të koordinatorit kundër korrupsionit që tashmë do jetë pjesë e Rrjetit Kombëtar të Koordinatorëve. Vendimi përcakton gjithashtu se organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave do të jetë me 1 mijë e 74 punonjës, të shpërndarë në nivel qendror dhe vendor, duke pasur një rritje të vogël të numrit të punonjësve.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...