Punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe, 65 % të kryera - Zona do të ketë zhvillim urbanistik, Balluku: Mundësi dhe për punonjësit publikë

Në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar pjesa më e madhe e punimeve ndërsa zona përreth ka nisur të urbanizohet. Gjatë inspektimit të punimeve, zëvëndëskryeministrja e ministrja e Infrastrukturës evidentoi se për administratën publike do të ketë kredi të buta dhe kjo zonë përbën një mundësi të mirë strehimi
Në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar 65% e punimeve dhe është gati për të nisur puna për vendosjen e trarëve për urën, një prej veprave më të rëndësishme që janë pjesë e këtij projekti. Parashikimet janë që pjesa e mbetur e punimeve të përfundojë deri në muajin shtator të këtij viti. Kjo u bë e ditur gjatë inspektimit të punimeve nga zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi. Në fjalën e saj, Balluku tha se përfundimi i këtij loti jo vetëm plotëson projektin e Unazës së Madhe, por i hap rrugë edhe zhvillimit urban të zonës që bashkon Kamzën dhe Tiranën. Efektet, kanë nisur të ndjehen që tani me miratimin e lejeve për ndërtesa shumëkatëshe, çka tregon interesin për këtë zonë.
“Duhet të kemi parasysh se kjo është një zonë që do të zhvillohet në të ardhmen. Pra përveç shtëpive të ulëta që zona ka, parashikohet që të ketë zhvillim urbanistik, nga të gjitha planet që janë thënë. Edhe kryetari i Bashkisë së Kamzës, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranë janë duke menduar se si këto zona duhet të zhvillohen për të qenë zona akomoduese për familjet e reja” tha Balluku.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi tha se ecuria e punimeve në këtë lot të Unazës ka dhënë tashmë efektet, duke rritur vlerën e zonës.
“Kanë filluar lejet e para për ndërtimet shumëkatëshe dhe efektet kanë filluar të ndjehen dhe e gjithë zona ka filluar të marrë vlerë. Dhe pse jemi në bashkinë Kamzë, në Paskuqan, jemi shumë afër Tiranës. Dhe kjo arterie e re, lidhja që bëhet sot, krijon vijueshmëri të madhe të bashkisë Kamzë në kontekstin e urbanizimit dhe bashkimit me Tiranën” thë Berberi.
Zëvëndëskryeministrja evidentoi faktin se në ligjin e ri për strehimin social, parashikohet që edhe punonjësit e administratës publike të jenë pjesë e programeve të përfitimit të kredive të buta. Ndaj, duke qenë se kjo zonë do të zhvillohet në aspektin urban, paraqet një mundësi të mirë edhe për strehimin e punonjësve të sektorit publik që nuk e kanë ende një banesë të tyren.
“Tashmë ne kemi kaluar një VKM që do të jetë funksionale për të gjitha ata punonjës të policisë, ushtrisë, shëndetësisë etj që do të kenë dëshirë që të aplikojnë për këto kredi. Këto janë zona që janë parashikuar për urbanizim. Kjo rrugë është një rrugë e kategorisë A” tha Balluku.
SCAN
Sondazh

Grekët shkojnë në kutitë e votimit për herë të dytë të dielën në zgjedhjet e përgjithshme!
Votimi i dytë të dielën vjen pasi zgjedhjet e para në maj nuk arritën të zgjidhnin një shumicë të plotë. Vëzhguesit thonë se nuk ka gjasa të jetë kështu këtë......

Paris - Nju Jork në 1.5 orë: Avioni i hidrogjenit që kërkon të sjellë udhëtimin ajror hipersonik!
Avioni i fundit për të menaxhuar arritjen ishte Concorde, rezultati supersonik i inxhinierisë anglo-franceze. Në kulmin e tij, ai kaloi Atlantikun në një kohë......

Si zëvendësuesit e mishit me bazë bimore mund të dëmtojnë shëndetin tonë?!
Veganizmi ka potencialin të promovojë ushqimin e shëndetshëm pasi njerëzit heqin dorë nga mishi - por rritja e ushqimeve ultra të përpunuara (UPF) mund të......

Cilat vende të botës kanë buxhetet më të mëdha ushtarake?
Aq sa do të donim të përqendroheshim në gjithë dashurinë dhe solidaritetin që shohim, ne gjithashtu duhet të jemi realistë. Bota mund të jetë një vend shumë i......

“Një shëndet”, qasja e re për rritjen e sigurisë ushqimore - 22 milionë euro deri në 2027-ën, forcohen kontrollet në të gjithë zinxhirin
Bujqësia dhe sektorët e biznesit agroushqimor japin një kontribut të rëndësishëm në ekonominë kombëtare. bujqësia ushqimore është në mënyrë direkte......

SHBA miraton mishin e pulës së kultivuar në laborator - Autoritetet lejojnë shitjen e tij për konsum të përgjithshëm
Dy kompanive amerikane iu është dhënë drita jeshile për të prodhuar mish pule në laborator. Mbështetësit e kësaj teze thonë se mishi i kultivuar do të......

Sa para ‘ngecën’ në pikat kufitare në Shqipërisë - Ligji: Udhëtarët duhet të deklarojnë shumat mbi 10.000 euro. Ndryshe bllokohen!
Afrimi i sezonit turistik shoqërohet me një shtim të vizitave nga emigrantët, çka nënkupton edhe me rritjen e dozës së remitancave. Por paralelisht, kjo sjell......

“Bileta e vetme” rrit inflacionin në Gjermani - Çmimi i saj për të gjithë transportin publik u vendos në 49 euro
Rritja e cmimit të asaj që njihet si ‘bileta e vetme’ në Gjermani, ka shkaktuar ngritjen e inflacionit. Me vendim të Berlinit, çmimi i biletës për të gjithë......