Pronat, në një vit vetëm 329 aplikime - I ulët edhe numri i përfituesve, në 8 vite janë kompensuar 812 familje

Ndryshe nga çfarë pritej, ndryshimet e bëra në ligjin e pronave nuk sollën përshpejtim të procesit të kompensimit. Referuar raportit të ATP-së përgjatë vitit që lamë pas janë kompensuar vetëm 9 familje, ndërsa i ulët ka qenë edhe numri i aplikimeve të bëra nga qytetarët. Kështu, në harkun e 12 muajve janë depozituar vetëm 329 kërkesa, nga të cilat 319 për Kompensimin fizik Financiar dhe 10 për Kompensimin me Kërkesë të Veçantë.
Ndërkohë, të dhënat zyrtare tregojnë se nga hyrja në fuqi e ligjit të reformuar në 2015-n dhe deri në 2023 janë kompensuar 812 familje me një fond rreth 7.9 miliardë lekë ose rreth 79 milionë dollarë. Gjithashtu janë shpërndarë 717 hektarë tokë nga fondi fizik.
Ecuria e procesit ka qenë e kushtëzuar edhe nga betejat e njëpasnjëshme ligjore, nëpër të cilat i është dashur të kalojë ligjit të pronave. Pas padisë së depozituar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, prej nëntorit procesi është pezulluar sërish në pritje të vendimit të radhës nga Gjykata Kushtetuese.
Me ndryshimet e bëra në vitin 2022 u rishikua skema e kompensimit për ato familje që preken nga ndryshimi i zërit kadastral, pra, që kanë pasur një tokë, e cila aktualisht ka statusin e tokës truall por në momentin e konfiskimit rezulton jashtë vijës së verdhë. Në këto raste, ligji përcakton që pronarët të përfitojnë 10 për qind të vlerës së kompensimit. Nga ndryshimet preken edhe ato familje që kanë përfituar më herët një pjesë të pronës, pra iu është kthyer.
Nëse me ligjin e mëparshëm këto familje konsideroheshin të kompensuara, me skemën e re do të marrin 10 për qind të diferencës ndërmjet pronës së mbetur dhe asaj të kthyer. Lidhur me mënyrën e kompensimit, krahas skemave tradicionale siç është kompensimi fizik dhe financiar, një formë e re kompensimi për rreth 25 mijë pronarë që qëndrojnë në listë prej gati 3 dekadash, do të jetë edhe kompensimi me aksione.
Pronarëve do t’ju ofrohet si mundësi përfitimi i aksioneve në shoqëri me kapital shtetëror ose në shoqëri tregtare ku shteti zotëron aksione që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

A do të jetë më e shtrenjtë çokollata? - Rritet në nivele rekord çmimi i kakaos
Çmimi i kakaos u rrit me 19.23% javën e kaluar, duke arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 5.489 euro për ton, për shkak të motit të thatë......

Google investon 25 milionë euro për IA në Europë - Kurse falas në 18 gjuhë të ndryshme për të mësuar përdorimin e saj
Google ka deklaruar se do të investojë 25 milionë euro për të ndihmuar njerëzit në Europë të mësojnë përdorimin e inteligjencës artificiale. Duke shpallur......

Balluku inspekton punimet për rrjetin e kanalizimeve në Mat: Asnjë tolerancë për subjektet që ndotin ujërat larës
Në Bashkinë e Matit po zbatohet projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe impiatin e trajtimit të tyre. Projekti përfshinë......

A janë këto 5 vendet europiane më të lehta për të nisur një biznes?
Fillimi i një kompanie të vogël ose të mesme në Europë nuk duhet të jetë aq e frikshme sa mendojnë shumica e njerëzve. Edhe pse disa vende në të gjithë......

Kush janë disa nga krizat financiare që kanë tronditur ekonominë botërore?
Shtatori i vitit 2023 shënoi gjashtë muaj që nga kolapsi i Silicon Valley Bank (SVB) dhe Signature Bank, të cilat tronditën sektorin ndërkombëtar të......

Hidrogjeni në Bulqizë, flet profesori i ekipit zbulues - Muceku: Matje 1000 m nën tokë, është depozita më e madhe në botë
Miniera e kromit në Bulqizë mban depozitën më të madhe të hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë. Profesori i Fakultetit të Gjeologji Minierave,......

Pjesët për Teslën do prodhohen në Serbi e Gjermani - Kompanitë kineze, në kërkim të hapësirave të reja dhe më të mëdha
Kompanitë nga industria e automjeteve, të lidhura me Tesla-n, janë të interesuara të fillojnë prodhimin e autopjesëve në një nga qytetet serbe. Tani ata janë......

Ekspertët britanikë, shtyrje të moshës së pensionit - “Është në lojë ekonomia e vendit, punoni më gjatë!”
Studimet e fundit tregojnë se raporti i pensionistëve ndaj punonjësve në Mbretërinë e Bashkuar po bëhet i paqëndrueshëm pasi popullsia plaket dhe lindshmëria......