Pro-rus dhe aleat besnik i Perëndimit? Dy fytyrat e presidentit bullgar Radev!
Pro-rus dhe megjithatë edhe aleat besnik i Perëndimit? Presidenti Radev, dikur ish-pilot në ushtrinë bullgare, ndjek një kurs balancues tejet të rrezikshëm.
Presidenti bullgar, Rumen Radev, do të zhvillojë një vizitë në Berlin me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier më 16 maj 2022 ku do të flasin për agresionin rus kundër Ukrainës. Radevi ka simpati për Rusinë, gjë që lidhet edhe me biografinë e tij. Para se të bëhej president Rumen Radev kishte bërë karrierë në ushtri ku shërbente si pilot. Ai ishte anëtar i Partisë Komuniste Bullgare dhe krenar për 1.400 orët që ka fluturuar me avionët bombardues sovjetikë të tipit MiG-29 deri sa në vitin 2014 u bë Komandant i Përgjithshëm i Aviacionit Ushtarak të Bullgarisë.
Nga karriera ushtarake ai hoqi dorë vetëm kur fitoi disi çuditërisht zgjedhjet presidenciale në nëntor 2016, me mbështetjen e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe me ndihmën e Moskës.
Ndihma nga Moska
Kryetarja e BSP-së Kornelia Ninova pranoi pas zgjedhjeve se e kishte diskutuar kandidaturën e Radevit me Leonid Reshetnikovin, ish-gjeneral në pension i shërbimit sekret rus dhe drejtor i Institutit të Moskës për Kërkime Strategjike (RISS). Reshetnikovi kishte kryer më parë një sondazh në Bullgari për të përcaktuar profilin më premtues të kandidatit. Për këtë ai përdori liderin e lëvizjes rusofile, Nikolai Malinow, i cili ndërkohë akuzohet si "agjent për ndikimin rus". Nga sondazhi si kandidati më premtues rezultoi Rumen Radev, për të cilin Reshetnikovi shpresonte se do ta riorientonte Bullgarinë jo më nga Perëndimi por drejt Rusisë.
Sulmi rus ndaj Ukrainës
Sulmi i Rusisë së Putin ndaj Ukrainës nxori në pas lidhjet e presidentit bullgar Rumen Radev me Moskën. Është e paqartë nëse simpatitë e tij për Rusinë rrjedhin nga një bindje e thellë apo nga lidhja me rusofilinë që është e përhapur në Bullgari. Por që prej 24 shkurtit 2022 Presidenti bullgar po ndjek një kurs balancues tejet të rrezikshëm.
Nga njëra anë Radevi e dënon sulmin rus dhe deklaron publikisht besnikërinë e Bullgarisë ndaj NATO-s, anëtare e së cilës vendi është që nga viti 2004. Në të njëjtën kohë, siç mësoi DW nga qarqet e NATO-s në Sofje, Radevi shkaktoi një habi të madhe kur u shpreh kundër sigurimit të hapësirës ajrore bullgare nga forcat e NATO-s, të cilat synojnë të kompensojnë gjendjen e mjeruar të forcave ajrore bullgare.
Radevi e refuzon ndihmën ushtarake për Ukrainën sepse kjo "zgjat luftën" dhe përbën një "hap të rrezikshëm drejt hyrjes së drejtpërdrejtë në luftë". Paralajmërimet për "vetë shkatërrimin e Europës" dhe thirrjet për "neutralitet" nga ana e Bullgarisë janë bërë së fundmi pjesë e repertorit të tij retorik. Po ashtu Radevi ka nxitur javët e fundit edhe konfliktet me kryeministrin pro-perëndimor Petkov duke ashpërsuar mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut ose duke sulmuar menaxhimin e krizës nga qeveria bullgare pasi Rusia ndërpreu furnizimet me gaz.
President me dy fytyra
Retorika pro-ruse, nacionaliste dhe anti-NATO e Radevit është e rezervuar për politikën e brendshme bullgare. Kur shfaqet në skenën ndërkombëtare, ai luan rolin e një aleati besnik dhe paqe sjellës, i cili synon të balancojë gjërat. Pra ashtu si gjatë vizitës së tij në Pragë më 10 maj 2022, edhe në Berlin ai do të dënojë agresionin rus, do të mbrojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe do të bëjë thirrje për një diversifikim të importeve evropiane të energjisë. Shkurt ai do të luajë rolin e presidentit Rumen Radev, të cilin e ka përgatitur për rastet kur zhvillon takime në vendet perëndimore. DW
E . S / SCAN

India ndalon eksportet e grurit - SHBA dhe Europa në garë për të përmirësuar zinxhirët e furnizimit me ushqim
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shikojnë se si të përmirësojnë zinxhirët e furnizimit me ushqime me kufizime të eksportit nga India dhe vendet e......

Finlanda dhe Suedia proces të përshpejtuar anëtarësimi në NATO!
NATO-ja do të bëjë çmos që Finlanda dhe Suedia të kalojnë përmes një procesi të përshpejtuar anëtarësimi, tha për DW zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s......

Java nis pozitivisht për Dollarin dhe Frangën ndërsa Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi në raport me javën e kaluar ka fituar sërish pikë teksa blihet mëngjesin e sotëm me 115.2 lekë dhe......

Korea e Jugut i vjen në ndihmë Koresë së Veriut – “Nuk do të kursejmë asnjë suport nëse i përgjigjen mbështetjes sonë"
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol tha të hënën se vendi nuk do të kursejë asnjë ndihmë për Korenë e Veriut, pasi kombi i izoluar lufton me një......

Ndjesia e konsumatorit në SHBA - I afrohet nivelit më të ulët të 11 viteve. Çmimet mujore të importit, të pandryshuara
Treguesi i ndjesisë së konsumatorit në SHBA ra në nivelin më të ulët në gati 11 vjet në fillim të majit, ndërsa shqetësimet për inflacionin vazhduan, por......

Embargo e naftës ruse, brenda majit - Komisioni Europian duket se ka bindur vendet e Europës Lindore
Bashkimi Europian synon të bjerë dakord për një embargo me faza për naftën ruse brenda këtij muaj, pavarësisht shqetësimeve për furnizimin në Europën Lindore,......

Pagesa e gazit rus - Komisioni Europian i qëndron udhëzimeve të tij
Komisioni Europian i qëndron udhëzimit të mëparshëm se si kompanitë e BE-së mund të paguajnë për gazin rus pa thyer sanksionet ndaj Rusisë dhe është në kontakt......

Cilat janë zonat që na mbajnë me vaj ulliri? - Prodhohet 20 mijë ton në vit, importin e dominojnë vetëm dy shtete
Vendi ynë prodhon afro 100 mijë ton ullinj në vit dhe afro 20 mijë ton vaj ulliri edhe pse mundësitë dhe kapacitetet janë më të larta, për shkak se afro gjysma......