Ndjesia e konsumatorit në SHBA - I afrohet nivelit më të ulët të 11 viteve. Çmimet mujore të importit, të pandryshuara
Treguesi i ndjesisë së konsumatorit në SHBA ra në nivelin më të ulët në gati 11 vjet në fillim të majit, ndërsa shqetësimet për inflacionin vazhduan, por shpenzimet e familjeve mbeten të mbështetura nga një treg i fortë pune dhe kursime masive, të cilat duhet të mbajnë ekonominë në zgjerim. Sondazhi i Universitetit të Miçiganit, tregoi përkeqësimin e ndjesisë, për të cilën disa ekonomistë thanë se e shtyu atë në një territor recesioni. Çmimet e benzinës dhe bursa kanë një peshë të rëndë në vrojtim.
Çmimet e benzinës regjistruan trendin e tyre rritës këtë muaj, duke vendosur një rekord mesatar prej 4,432 dollarë për gallon të premten. Frika se Rezerva Federale do të duhet të shtrëngojë në mënyrë agresive politikën monetare për të ulur inflacionin, kanë shkaktuar një shitje masive të aksioneve në Ëall Street.
Indeksi paraprak i ndjesisë së konsumatorit të Universitetit të Miçiganit ra me 9.4%, në 59.1 në fillim të këtij muaji, shifra më e ulët që nga gushti 2011. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar rënien e indeksit në 64. Rënia e mprehtë është në kontrast të plotë me sondazhin e besimit të konsumatorëve të Bordit të Konferencës, indeksi i të cilit mbetet shumë mbi nivelet më të ulëta të pandemisë COVID-19.
Anketa e Bordit të Konferencës vendos më shumë theks në tregun e punës, i cili po krijon vende pune me shpejtësi. Pagat po rriten gjithashtu, ndërsa punëdhënësit përpiqen të plotësojnë një rekord prej 11.5 milionë vendesh pune që nga fundi i marsit.
Matësi i kushteve aktuale ekonomike të studimit të Universitetit të Miçiganit ra me 8.4%, në 63.6. Kjo ishte shifra më e ulët që nga viti 2013, dhe 36% e konsumatorëve ia atribuan vlerësimin e tyre negativ inflacionit. Masa e tij e pritjeve të konsumatorëve ra me 9.9% në 56.3.
SCAN

Embargo e naftës ruse, brenda majit - Komisioni Europian duket se ka bindur vendet e Europës Lindore
Bashkimi Europian synon të bjerë dakord për një embargo me faza për naftën ruse brenda këtij muaj, pavarësisht shqetësimeve për furnizimin në Europën Lindore,......

Pagesa e gazit rus - Komisioni Europian i qëndron udhëzimeve të tij
Komisioni Europian i qëndron udhëzimit të mëparshëm se si kompanitë e BE-së mund të paguajnë për gazin rus pa thyer sanksionet ndaj Rusisë dhe është në kontakt......

Cilat janë zonat që na mbajnë me vaj ulliri? - Prodhohet 20 mijë ton në vit, importin e dominojnë vetëm dy shtete
Vendi ynë prodhon afro 100 mijë ton ullinj në vit dhe afro 20 mijë ton vaj ulliri edhe pse mundësitë dhe kapacitetet janë më të larta, për shkak se afro gjysma......

Hapet thirrja për mbështetjen StartUp-eve / Aplikimet nga 16 Maji, hapat që duhet të ndjekin aplikantët
Çdo individ që ka një ide inovative për të ngritur një StartUp do të mund ta kthejë atë në realitet përmes financimeve te qeverisë. Ministri i Shtetit për......

Presidenti dhe kryeministrja e Finlandës shpallin aplikimin zyrtar për t'u anëtarësuar në NATO – Turqia paralajmëron se mund të vërë veton
Presidenti dhe qeveria e Finlandës njoftuan se vendi nordik synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aleancës ushtarake perëndimore prej......

Rritja e çmimeve rimëkëmb gjigandin e naftës – Armaco raporton rritje të fitimeve me 80%
Gjigandi i naftës Aramco raportoi një rritje prej më shumë se 80% në fitimin neto, duke kaluar në krye të pritjeve të analistëve dhe duke vendosur një rekord......

MB: Rusia ka humbur një të tretën e forcës së saj fillestare tokësore / Zyrtari i NATO-s i bindur për Finlandën, Suedinë
Rusia ka humbur rreth një të tretën e forcës së saj fillestare luftarake tokësore që pushtoi Ukrainën, sipas inteligjencës britanike. Një përditësim nga......

Aeroporti i Dubait regjistron 13.6 milionë pasagjerë në tremujorin e parë të vitit - Linja ajrore Emirates, e goditur nga rritja e çmimeve të karburantit ngushton humbjet
Linja ajrore e Dubait Emirates ngushtoi humbjet e saj në 1.1 miliardë dollarë në vit deri në mars, edhe pse rritja e kostove të karburantit të avionëve......